Disa arsye pse nuk duhet të shkoni në krevat të uritur

Shëndetësia

Disa arsye pse nuk duhet të shkoni në krevat të uritur

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 10:43
Foto Ilustrim

Shmangia e darkës, nëse dëshironi të humbni kilogramë apo thjesht jeni të lodhur për të përgatitur diçka, nuk është vendim i mençur – thonë ekspertët.

Nëse nuk hani darkë, ndjenja e urisë mund t’ju mbajë të zgjuar për një kohë të gjatë ose mund t’jua çrregullojë gjumin, prandaj ekspertët paralajmërojnë që të mos shkoni në krevat të uritur.

Nëse mund të siguroni gjumë prej shtatë deri në nëntë orë, është gjë e përsosur, sidomos nëse jeni shumë të angazhuar dhe keni punë nën stres.

Gjumi i mirë është thelbësor për rikuperimin e energjisë që do t’i mundësojë organizmit që të përballet me sasinë e madhe të stresit.

Mirëpo, siç shkruan Health Digest, ndjenja e urisë mund t’jua shtyjë gjumin dhe në këtë mënyrë do ta tejkaloni fjetjen cilësore dhe do ta shtoni dozën e stresit.

Si rrjedhojë, mungesa e gjumit mund të jetë ndikim në disponimin tuaj dhe gjasat janë të mëdha që në ditën pasuese të jeni të rraskapitur dhe të nevrikosur.

Mungesa e karbohidrateve (të nevojshme për prodhimin e serotoninës) do ta përkeqësojë situatën tuaj emocionale, sidomos nëse keni çrregullime ankthi apo depresioni,

Për këtë arsye, përpiquni të hani një darkë të shëndetshme, para se të shkoni në krevat, por këtë bëjeni së paku dy-tri orë para gjumit, sepse darka e vonshme shkakton djegësimë në lukth, refluks dhe çrregullime të tretjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat