Shkencëtarët e zbulojnë antitrupin që ia bllokon koronavirusit hyrjen në qeliza

Shëndetësia

Shkencëtarët e zbulojnë antitrupin që ia bllokon koronavirusit hyrjen në qeliza

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 11:11
Foto Ilustrim

Shkencëtarët e Universitetit të Pitsburgut kanë thënë se kanë bërë një zbulim domethënës, kur bëhet fjalë për trajtimin dhe parandalimin e mundshëm të koronavirusit.

Hulumtuesit pretendojnë se e kanë izoluar molekulën më të vogël biologjike që tërësisht dhe në mënyrë specifike e neutralizon virusin që e shkakton sëmundjen Covid-19, shkruan Daily Mail.

Ata kanë krijuar një ilaç të quajtur Ab8, që është përbërës antitrupash me madhësi dhjetëfish më të vogël se antitrupat e zakonshëm.

Shkencëtarët janë inkurajuar nga testimet që duket se kanë dalë shumë efektive në parandalimin dhe trajtimin e infektimit me virusin SARS-CoV-2 në minj.

Ky ilaç mund të shihet si mjet i mundshëm parandaluar kundër koronavirusit, thanë hulumtuesit.

“Ab8 jo vetëm që ka potencial si terapi për Covid-19, por mund të përdoret gjithashtu për t’i mbrojtur njerëzit që të mos infektohen me virusin SARS-CoV-2”, tha njëri nga autorët e studimit, John Mellors, i cili është drejtor i Divizionit për Sëmundje Ngjitëse.

Tash hulumtuesit duhet të gjejnë njerëz që do ta marrin këtë substancë qoftë si injeksion ose inhalim përmes hundës.

Substanca Ab8 është vlerësuar nga ekipet e shkencëtarëve nga Universiteti i Karolinës Veriore, Universiteti i Teksasit dhe Universiteti British Columbia dhe Universiteti Saskatchewan.

Të gjithë këta shkencëtarë vërejtën se si virusi nuk hynte në qeliza. Minjtë që morën substancë Ab8 kishin dhjetëfish më pak sasi të virusit sesa minjtë që nuk u trajtuan me këtë ilaç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat