Të mirat dhe të këqijat e Kafesë

Shëndetësia

Të mirat dhe të këqijat e Kafesë

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 10:16
foto ilustrim

Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën, e përbërë prej kokrrave të thara (pjekura) të kafesë, që rrjedhin nga druri i kafesë.

 

Ne të gjithë e konsumojmë kafe, disa më pak e disa më shumë. Madje shumë prej nesh nuk mund ta nisin ditën pa konsumuar fillimisht filxhanin e kafes.

Të mirat e saj:

Antioksiduesit. Kafeja është e mbushur me antioksidues, sikurse acidi klorogjenik dhe melanoidi. Antioksiduesit ndihmojnë në pengimin e oksidimit, proces qe shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje. Melanoidët nga kafja e pjekur kanë efekte antioksidues, pavarësisht nga mënyra se si është trajtuar kafja.

Sëmundja e Parkinsonit. Konsumimi i rregullt i kafes zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit. Një numër studimesh kanë treguar se njerëzit që pijnë kafe rregullisht kanë shumë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundjen e Parkinsonit.
Diabeti. Konsumimi i kafes është potencialisht proaktiv kundër zhvillimit te diabetit tip 2. Një studim prospektiv në kohë si pjesë e US Nurses Health Study ka zbuluar se konsumimi i matur si i kafesë së dekafenizuar dhe asaj te kafenizuar mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë në moshë të re dhe ato në moshë mesatare..Gurët ne Veshkë. Konsumimi i kafes ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Kafja rrit vëllimin e urines, dhe kështu parandalon kristalizimin e kalciumit te acidit oksalik, komponenti kryesor më i zakonshëm i gurëve në veshka.

Të këqijat e saj:

Sëmundjet koronare të zemrës. Lidhja mes konsumit të kafesë dhe rrezikut për sëmundje kardiovaskulare është ekzaminuar në shumë studime, por rezultatet mbesin kontradiktore. Shumica e studimeve prospektive në kohë nuk kanë zbuluar që konsumi i kafesë të jetë i lidhur me rritje të rëndësishme të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Enët e gjakut. Kafeja ndikon negativisht tek tonusi dhe funksioni i enëve të gjakut (rrit ngurtësinë arteriale dhe  rezistencës)

Presioni i gjakut. Edhe pse konsumimi i kafes nuk është faktor i rëndësishëm i hipertensionit, prapë prodhon efekte jo të favorshme në shtypjen e gjakut dhe njerëzit e predispozuar ndaj hipertensionit, mund të jenë më të cënuar. Një studim i fundit italian ka zbuluar se pirja e kafesë mund të rrisë shumë pak riskun për zhvillim të hipertensionit tek persona me presion pak të rritur të gjakut.

Varësi. Kafeina është drogë, një simulante e sistemit nervor qendror, dhe prodhon varësi. Tërheqja nga kafeina është një sindromë reale. Ju mund të përjetoni disa ditë me kokë dhimbje dhe irritim, nëse vendosni të eliminoni pirjen e kafesë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat