Coronavirus / Simptoma e re që po shfaqet tek personat e infektuar

Shëndetësia

Coronavirus / Simptoma e re që po shfaqet tek personat e infektuar

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Një simptomë e re dhe e çuditshme është zbuluar tek ata që janë të infektuar me koronavirus. Në muajt e fundit kemi parë se si efektet e infeksionit COVID-19 mund të ndikojnë në sistemin nervor ose në sisteme të tjera. Tani, duket se ka një pasojë të re, mbase më të çuditshme: quhet parosmia, ose shtrembërimi i nuhatjes. Çfarë do të thotë kjo? Ata që u infektuan me koronavirus nuk dallonin aromat: për shembull, aroma e mishit do të mbante erë vaji, mollë e kalbur, kafe e djegur.

Studimet kanë zbuluar se humbja e nuhatjes prek 50 deri në 80% të njerëzve që marrim virusin. Por nëse anosmia (humbja totale e nuhatjes) është një gjendje e pazakontë dhe e bezdisshme, parosmia duket se është edhe më shumë. Kjo sepse shtrembërimi i aromës ndodh me erëra të njohura. Aromat e këndshme zëvendësohen me erëra të pakëndshme, siç janë perimet e kalbura ose tymi i cigares.

Por ka edhe më shumë. Parosmia e bën ushqimin të pangrënshëm dhe komplikon gjestet e thjeshta dhe të përditshme, të tilla si larja e enëve ose larja e dhëmbëve. Rikuperimi i ndjenjës së nuhatjes, i cili te pacientët me COVID-19 mund të ndodhë për 1-2 javë ose më shumë, është mjaft i ngadaltë pasi neuronet e nuhatjes kërkojnë shumë kohë për t’u rigjeneruar.

Çfarë thonë ekspertët për këtë? Disa kanë vërejtur se parosmia, e cila është një simptomë e rikuperimit të aromës, është kalimtare, por te disa njerëz mund të zgjasë me vite. Dr. Claire Hopkins, president i Shoqatës Rinologjike Britanike, tha se është e gabuar të mendosh se humbja ose ndryshimi i nuhatjes që shkakton koronavirusi është jetëshkurtër. Ka shumë mundësi për shërim, por ka shumë njerëz që do të humbin nuhatjen e tyre për një periudhë të gjatë kohore, me pasoja serioze në jetën e tyre. Në fakt, shqisa e nuhatjes luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në kujtesë, gjendje shpirtërore, emocione dhe ata që vuajnë nga mosfunksionimi i saj përshkruajnë një ndjenjë izolimi dhe frustrimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat