Mbi 14 mijë persona janë infektuar me COVID-19 në Kosovë.
Si pasojë e këtij infeksioni, 604 persona humbën jetën kurse 11 mijë e 949 të tjerë u shëruan.
Por shumë nga të prekurit me COVID-19 nuk patën nevojë të shtrihen nëpër klinikat infektive dhe kësisoj trajtimin shëndetësor e morën nëpër shtëpi.
E për të gjithë ata që vazhdojnë të trajtohen në shtëpi si të prekur nga COVIDI-19, nga Ministria e Shëndetësisë janë publikuar disa këshilla se si duhet të veprohet me ta.
Ndër të tjera thuhet se personi i sëmurë duhet të pushojë shumë, të pi mjaftueshëm lëngje dhe të ushqehet me ushqime të pasura me vlera ushqyese.