Çfarë thotë studimi i ri për pijet energjike?

Shëndetësia

Çfarë thotë studimi i ri për pijet energjike?

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Disa pije energjike përmbajnë zbardhues, zbulon një studim.

Nivelet e dëmshme të peroksidit të hidrogjenit në disa pije energjike mund të shpjegojnë tendencat e rrezikut të kancerit në grupmoshën që i konsumon ato, ka zbuluar një studim i Universitetit Monash, transmeton lajmi.net.

Profesoreshë Louise Bennett, e cila drejtoi studimin, thotë se nivelet e peroksidit të hidrogjenit në disa pije energjike u zbuluan të ishin 15 mijë herë më të larta se nivelet natyrore të prodhuara në trup.

Peroksid hidrogjeni është kimikati i pranishëm në zbardhuesin shtëpiak dhe ngjyrën e flokëve. Trupi prodhon nivele të ulëta të peroksidit të hidrogjenit, më pak se 0.0003 mg/kg, si një molekulë sinjalizuese që mund të inaktivizohet nga proceset qelizore.

Në shumë vende, nivelet e lejuara janë më të ulta deri në 0.5mg/kg. Studiuesit analizuan nivelet e peroksidit të hidrogjenit në një gamë të pijeve komerciale dhe zbuluan se disa kombinime kimike të përbërësve mund të drejtojnë këtë kimi.

Prof. Bennett shpreson që kërkimi do të çojë në standarde të reja për të shmangur prodhimin e peroksidit të hidrogjenit në këto pije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat