Si ndikon gjumi gjatë ditës?

Shëndetësia

Si ndikon gjumi gjatë ditës?

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 09:57
Foto Ilustrim

Një sy gjumë gjatë ditës ju bënë mirë për shëndetin tuaj.

Që të keni një kujtesë të shëndetshme dhe të qartë gjatë kohës që merrni vendime, gjumi gjatë ditës është çelësi kryesor.

Sipas disa studimeve gjumi gjatë ditës deri në një orë, ndikon shumë mirë për trurin tuaj. Afër 60% të njerëzve bëjnë një sy gjumë pas drekës. Ata flenë në mes 30 – 90 minutave.

Sipas studimit njerëzit të cilët bëjnë 1 orë gjumë gjatë ditës, ishin më të mirë në kujtesë dhe në marrje të vendimeve.

Njerëzit të cilët nuk flenë gjatë ditës kanë mundësi që të fillojnë të harrojnë më shpejt se ata që bëjnë gjumë gjatë ditës deri në një orë.

Studimi u botua në Journal of the American Geriatrics Society.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat