Ujë me mollë dhe kanellë, humbni 4 kg në një javë

Shëndetësia

Ujë me mollë dhe kanellë, humbni 4 kg në një javë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:32
Ilustrim

Humbja e peshës nuk duhet të jetë një qëllim vetëm  “estetik”, por një qëllim i vërtetë shëndetësor. Të qenit në formë, përveç pamjes fizike, përmirëson gjendjen e përgjithshme të shëndetit dhe na ndihmon të mbajmë larg sëmundjet e zemrës, diabetin por edhe problemet e kyçeve.

Në këtë artikull ju sugjerojmë recetën për një pije me kanellë, mollë dhe limon, e cila kur merret e shoqëruar me një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, na ndihmon të detoksifikojmë trupin dhe të heqim disa kile të tepërta.

Përbërësit e kësaj pijeje janë të pasur me antioksidantë natyralë, të cilët promovojnë funksionimin e duhur të trupit, mbrojnë qelizat dhe mëlçinë. Ato gjithashtu ndihmojnë në luftimin e mbajtjes së lëngjeve dhe rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Uji i mollës dhe kanellës është diuretik, tretës dhe ngopës, gjë që na lejon të hamë më pak midis vakteve. Yndyra bëhet më pak rezistente, dhe për këtë arsye zhduket më lehtë.

Për përgatitjen e këtij lëngu ju duhet 1 litër ujë, 2 mollë jeshile organike, 2 degë kanelle, lëngu i 1 një kokrre limoni.

Lani mollët dhe pritini në feta, ku sipër tyre duhet të shtoni ujin, bashkë me lëngun e limonit dhe kanellën. Mbajeni në frigorifer për disa orë, në mënyrë që të lejoni përbërësit të lëshojnë vetitë e tyre, shkruan noa.al.

Nga një gotë nga ky lëng pijeni para ushqimit, për një javë rresht dhe do të shihni se do të humbni 4 kilogramë.

Një trajtim të tillë mund ta praktikoni disa herë, por me disa javë ndërprerje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat