Sqarim absurd dhe joprofesional i IKSHKP

Shëndetësia

Sqarim absurd dhe joprofesional i IKSHKP

Nga: Prof. Asoc. Dr. Ilir Q. Tolaj Më: 19 shtator 2020 Në ora: 20:02
Prof. Asoc. Dr. Ilir Q. Tolaj

Sqarimi i sotëm i IKSHKP lidhur me statusin e tre të vdekurve nga Covid 19 ditën e sotme është joprofesional, absurd dhe krejtësisht i pakuptueshëm.

Së pari, është fakt i mirënjohur se shumica e pacientëve më Covid 19 që përfundojnë me vdekje, në momëntin  e vdekjes janë RT-PCR negative për SARS Cov 2, dmth për Covid 19. Por ky fakt nuk do të thot se shkaku i vdekjes nuk është forma e rëndë e sëmundjes Covid 19, e shkakatura nga  virusi SARS Cov 2.

Të gjitha rastet me simptomet e Covid 19, si dhe ato të infeksioneve me SARS Cov 2 pa simptome, në fillim të infeksionit do të jenë pozitiv në testimin PCR. Ky test në shumicën e rasteve do të bëhët negativ brenda mesatarisht dy javësh, ndërsa gjatë kësaj periudhe personat PCR pozitiv janë  infekcioz për personat tjerë që janë në kontakt me ta. Në raste të tjera, më të rralla, PCR testi mund të vazdojë te jetë pozitiv edhe për javë e muaj të tjerë (një rast në Slloveni ka qenë pozitiv në testimin PCR për 73 ditë rresht) por nuk janë infekscioz për të tjerët.  

Diagnoza përfundimtare kur dikush vdes si pasojë e infeksionit me SARS Cov 2, nuk mund të jetë “Gjendje pas Covid 19”, sepse si faza e infeksionit të freskët, ashtu edhe ndërlikimet e shumta dhe serioze që e rrezikojnë jetën , që e pasojnë infeksionin, janë pasojë e veprimit të virusit SARS Cov 2, shkaktarit të Covid 19, e rrjedhimisht me këtë janë pjesë e sëmundjes Covid 19. Formulimi i këtillë i diagnozës përfundimtare për rastet e vdekjeve nga Covid 19 është gjithashtu gabim serioz profesional nga ana e SHSKUK dhe duket si një përpjekje jo e ndershme zvoglimit artificial të numrit të rasteve që vdesin si pasojë direkte e Covid 19.

Deklarata i IKSHKP lidhur me këto raste është e pakuptimtë, joprofesionale e absurde dhe është në kundërshtim me kriteret e OBSH, CDC dhe autoriteteve shëndetësore ndërkombëtare që e definojnë sëmundjen Covid 19. Dhe nuk është sqaruese për opinionin. Ata që nuk janë profesionist shëndetësor të fushës së sëundjeve infektive, vetëm se mund të dezinformohen nga ky “sqarim”.

Reagimi i IKSHKP është edhe një huqje profesionale e rradhës e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat