Aprovohet testuesi i COVID që përdoret në kushte shtëpie

Shëndetësia

Aprovohet testuesi i COVID që përdoret në kushte shtëpie

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 00:55
Foto ilustrim

Kompania Visby Medica me qendër në Silicon Valley ka marrë aprovimin nga qeveria amerikane për nxjerrjen në treg një pajisjeje të re, që teston individët për COVID-19.

Produkti i Visby Medical është testuesi i parë që miratohet nga nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA). Ai ka përmasa të vogla në krahasim me mjetet e tjera që përdoren për testimin e coronavirusit, si dhe e nxjerr rezultatin brenda një intervali kohor të shkurtër prej disa minutash.

“Autorizimi i Përdorimit Emergjent (EUA) që ne sapo morëm nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) e lejon këtë pajisje të përdoret fillimisht nëpër laboratorë.Megjithatë ka akoma hapa të tjera që duhet të merren, me qëllim që pajisja të jetë e disponueshme… Sigurisht që së fundmi kjo pajisje duhet të jetë e disponueshme edhe për njerëzit në shtëpi”, tha Adam de la Zeda, themelues dhe CEO i “Visby Medical”.

Gjithashtu kompania ka raportuar se kjo pajisje do të jetë për pacientët dhe të gjithë përdoruesit, një lehtësues në gjendjen mendore të rënduar nga pandemia.

“Kur ke një pajisje që të mundëson këtë lloj testimi, t’i je në gjendje të marrësh vendime të shpejta dhe t’ia komunikosh ato pacientit. Kjo do të thotë se pacientët do të marrin trajtimin më të mirë të mundshëm.

Por gjithashtu do të thotë se pacientët do të jenë më pak në ankth, edhe nëse rezultati I diagnozës është pozitiv”, tha Dary Schooolnik, shefi kryesor mjekësor i “Vismy Medical”.

Sipas doktorëve kryesorë të këtij projekti edhe nëse përgjigja do të ishte pozitive, kjo do t’i japë dorë të infektuarit të marrë në kohë masat dhe mjekimet e nevojshme për parandalimin dhe shërimin e virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat