Përbërësi i vajit bimor, kyç për shkatërrimin e baktereve gastrike

Shëndetësia

Përbërësi i vajit bimor, kyç për shkatërrimin e baktereve gastrike

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 10:34
Foto Ilustrim

Bakteri Helicobacter pylori është i lidhur ngushtë me ulcerat gastrike dhe kancerin gastrik. Për ta luftuar infeksionin, hulumtuesit e kanë zhvilluar një nanogrimcë terapeutike e cila përmban acid linolenik, një komponentë në vajrat bimore.

Rezultatet janë publikuar në Proceedings of National Academy of Sciences.

‘Trajtimet aktuale të H. pylori përballen me një sfidë të madhe – rezistencën ndaj antibiotikëve”, tha Liangfang Zhang, profesor në UC San Diego Moores Cancer Center dhe në Departamentin e Nanoinxhinierisë.

Image

“Qëllimi ynë ishte që ta zhvillojmë një nanoterapi, e cila mund ta tolerojë mjedisin e ashpër gastrik, ta eliminojë H. pylori dhe ta shmangë rezistencën.” Zhang dhe  Marygorret Obonyo, prof. asistente në Moores Cancer Center and Department of Medicine, janë bashkautorë të lartë të studimit.

LipoLLA është një grimcë lipide (yndyrore) e cila përmban acid linolenik. Kur LipoLLA ballafaqohet me H. pylori, bashkohet me membranën bakteriale. Pastaj ngarkesa e acidit linolenik të grimcës shpërndahet, duke e prishur membranën dhe duke i vrarë bakteret.

Zhang, Obonyo dhe ekipi i tyre i etiketuan grimcat LipoLLA me markerë fluoreshentë, i ushqyen me to minjtë dhe vështruan derisa grimcat u shpërndanë në lukth – dhe qëndruan aty. Pas trajtimit, ata e matën ngarkesën bakteriale në lukth dhe markerët e inflamacionit.

Krahasuar me terapinë standarde antibiotike, LipoLLA ishte më efektive në eliminimin e H. pylori. Për më tepër, LipoLLA nuk ishte toksike ndaj minjve dhe bakteret nuk zhvilluan rezistencë ndaj terapisë.

“Ky është hapi i parë për të verifikuar se mund ta bëjmë këtë nanogrimcë terapeutike dhe mund të demonstrojmë se funksionon në reduktimin e kolonizimit të H. pylori. Tani jemi duke punuar në përforcimin e grimcës, duke e bërë atë më të qëndrueshme dhe më të efektshme”, tha Zhang.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat