Krijohet për herë të parë në Itali proteza e lëngshme e retinës së syrit

Shëndetësia

Krijohet për herë të parë në Itali proteza e lëngshme e retinës së syrit

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 16:29
Proteza

Proteza e parë e retinës në formë të lëngshme është krijuar për herë të parë në Itali.

Sipas medias italiane, kjo është realizuar nga Instituti Italian i Teknologjisë dhe lajmi është bërë publik nga drejtori i Qendrës për Neuroshkencën dhe Teknologjinë në Xhenova Fabio Benfenati. Ai tha se proteza formohet nga një solucion ujor, në të cilin qëndrojnë nanogrimca fotoaktive.

Grimcat zëvendësojnë fotoreceptorët e retinës së dëmtuar nga sëmundjet dhe plakja, që në disa raste mund të çojnë në verbëri të plotë.

“Një retinë artificiale e lëngshme ka potencial të madh për të siguruar një fushë të gjerë pamjeje dhe një shikim të qartë”, shpjegoi Benfenati.

Në krahasim me teknikën e mëparshme, retina artificiale e lëngshme ka provuar të jetë në gjendje të rivendosë aftësinë e neuroneve të retinës në një mënyrë më efikase, duke zënë vendin e fotoreceptuesve të dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat