Zbulohet burimi i rinisë dhe është tërësisht ndryshe nga ç’e mendonim

Shëndetësia

Zbulohet burimi i rinisë dhe është tërësisht ndryshe nga ç’e mendonim

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 17:10
Foto Ilustrim

Një studim nga European Heart Journal publikoi gjetjet e tij të hënën dhe thotë se injektimi i qelizave të padiferencuara të një zemre të re në një zemër të vjetër, zhbëjnë shenjat e plakjes.

Eksperimenti u zhvillua në zemrat e minjve dhe minjtë më të vjetër në moshë ishin dukshëm të rinuar pas injeksionit me qeliza të padiferencuara nga zemra të reja. Këto qeliza përmirësuan funksionimin e zemrës dhe sollën përfitime të tjera. Gëzofi i minjve u rrit më shpejt dhe telomerët e kromozomëve, që zvogëlohen gjatë jetës, u zgjatuan.

Minjtë e vjetër gjithashtu u bënë më energjikë në përgjithësi, duke u ushtruar më shumë se para injeksionit.

“Janë rezultate shumë emocionuese,” thotë Dr. Eduardo Marban, shkencëtari drejtues i studimit. “Kur dëshmon efektet rinuese sistemike, duket si një burim rinie që u zbulua papritur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat