Covid-19; sa larg mund të shkojnë spërklat e infektimit?

Shëndetësia

Covid-19; sa larg mund të shkojnë spërklat e infektimit?

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:29
Ilustrim

Ekipi i zgjeruar anti-COVID i “Heda” ka përgatitur këtë analizë profesioinale, me referenca shkencore, se sa larg mund të shkojnë spërklat, të cilat konsideriohen si mënyra kryesore e përhapjes së koronavirusit nga një njëri te tjetri.

Me ndryshimin e stinës rritet mundësia që të frekuentojmë ambjente të mbyllura  dhe me njerëz. Në këto raste, të gjitha autoritetet rekomandojnë përdorimin e maskës. Natyrisht lind pyetja se përse duhet mbuluar fytyra me maskë apo me një mbulesë prej rrobe?

Maska duhet përdorur me detyrim në ambjente të mbyllura dhe pa ajrosje. Çfarë ndodh në këto raste?  

Aktivitete si frymënxjerrja, e folura, tështima apo e kollitura shoqërohen me nxjerrjen e një reje gazore e cila mund të udhëtojë deri në:

7 metra kur tështijmë

6 metra kur kollitemi

2 metra kur nxjerrim ajër

Si ndahen spërklat?

Aktualisht po punohet me një sistem ndarje në tre grupe:

Spërkla me diametër 100 mikron ose më të mëdha. Ato bien në tokë brenda pak sekondave.

Spërkla dhe Aerozole me diametër më të vogël se 100 mikron. Këto spërkla mund të qëndrojnë në ajër për 30 minuta ose më shumë.

Aerozole të vogla me diametër 3 mikron ose më pak. Mund të qëndrojnë në ajër për orë të tëra.

Maska pengon që gjatë këtyre aktiviteteve spërklat të mos udhëtojnë në këto largësi  e të qëndrojnë në ajër, duke shtuar mundësinë e infektimit. Duhet theksuar se rryma ajrore e ambientit është faktor madhor në përcaktimin e largësisë që mund të përshkojë spërkla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat