Nuk dëshironi cardio dhe pesha në aktivitetin fizik? Kjo është zgjidhja për ju

Shëndetësia

Nuk dëshironi cardio dhe pesha në aktivitetin fizik? Kjo është zgjidhja për ju

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 20:58
Ilustrim

Yoga dhe Pilates dallojnë të dyja për përfitimet e shumta shëndetësore. Nëpërmjet tyre arrihet një lidhje e mendjes me trupin, lehtësimi i stresit, e deri te zhvillimi i fleksibilitetit, forcës, kontrollit dhe qëndrueshmërisë. Ka interpretime të panumërta për këto dy disiplina, por ajo që i lidh më shumë ato është funksionimi i frymëmarrjes.

Benefitet për mirëqënien fizike

Nëse po kërkoni të zhvilloni forcën dhe ekuilibrin, Yoga dhe Pilates janë dy ushtrime ideale për këtë. Duke qenë se shumë ushtrime në këto dy disiplina përfshijnë mbështetjen e peshës suaj trupore, muskujt e trupit tuaj bëhen më të fortë. Pilates kërkon lëvizje të vogla të përqëndruara në pjesë të ndryshme të trupit dhe nga kjo përfitohet tonifikimi i muskujve, forca e përgjithshme, kontrolli i trupit dhe fleksibiliteti. Pra nëse dëshironi një stërvitje të strukturuar pa elementin Cardio, kjo mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë për ju.

Benefitet në mirëqënien mendore

Nga studime të ndryshme është vërtetuar se 70% e atyre që praktikojnë Yoga dhe Pilates lehtësohen nga stresi. Të dyja praktikat të mësojnë teknika të frymëmarrjes që mund të ndihmojnë në luftimin e ndjenjave të stresit dhe ankthit. Yoga ka një efekt jashtëzakonisht ekuilibrues në sistemin nervor përmes përdorimit të frymëmarrjes së thellë. Gjithashtu ështe një praktikë detoksifikuese, pasi përmes qëndrimeve dhe pozicioneve trupore, ndihmon në hidratimin dhe furnizimin me gjak në organe dhe nyje. Pilates është një disiplinë me ritëm më të ngadaltë, që gjithashtu përqëndrohet në punën e frymëmarrjes dhe është jashtëzakonisht medituese dhe lehtësuese e stresit.

Benefite për rehabilitim

Si Yoga, ashtu dhe Pilates shpesh rekomandohen nga mjekët dhe terapistët si ndihmë për rehabilitim pas lëndimit të kockave. Meqënëse të dyja janë praktika të ngadalta, të kontrolluara, mund të përdoren për rehabilitimin e dëmtimeve specifike. Supozohet se Pilates është më i dobishëm për shërim, ndërsa Yoga mund t’i parandalojë lëndimet për njerëzit që merren me sporte, pasi ndihmon shumë në shtrirjen e muskujve duke i bërë ata fleksibël.

Benefitet në shtatzëni

Të dyja këto disiplina janë shumë të dobishme dhe të sigurta në shtatzëni.

Yoga ndihmon në forcimin e muskujve thelbësorë, lehtësimin e dhimbjeve të shpinës, si dhe ju bën të ndiheni më të relaksuara. Shumë terapistë i inkurajojnë gratë shtatzëna për të praktikuar Yoga pasi përmirëson dhe gjumin, zvogëlon stresin dhe ndihmon në një shtatzëni të shëndetshme.

Pilates konsiderohet si një nga ushtrimet më efektive për gratë para dhe pas lindjes, kur muskujt synojnë të dobësohen gjatë shtatëzanisë. Gjithashtu mund të ndihmojë në procesin e lindjes natyrale, pasi muskujt qëndrojnë të fortë edhe nëse procesi i lindjes është i gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat