Pse shumë vipa praktikojnë ‘Banjot e Akullit’: Përfitimet që vijnë prej saj

Shëndetësia

Pse shumë vipa praktikojnë ‘Banjot e Akullit’: Përfitimet që vijnë prej saj

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 09:38
Foto Ilustrim

Nuk është e pazakontë të shohësh atletë, njerëz të fitnesit apo sportistë të tjerë të kërcejnë në një banjë akulli pas aktivitetit fizik

“Ice baths”, quhet ndryshe “zhytja në ujë të ftohtë” (Cold Water Immersion-CWI) ose praktika e të qëndruarit në ujë shumë të ftohtë për 10-15 minuta, pas një sesioni intensiv ushtrimesh, shkruan HealthLine.

Studimet aktuale mbi banjot e akullit

Studimet e fundit sugjerojnë që idetë e mëparshme në lidhje me përfitimet e banjës me akull për atletët janë të gabuara dhe se nuk ka asnjë përfitim për muskujt e lënduar.

Dr. A. Brion Gardner, një kirurg ortoped në Qendrat për Ortopedi të Avancuar, thotë se ka akoma përfitime nga banjot e akullit.

Gjithmonë do të ketë hulumtime që do të mbështesin të dy palët e këtij debati,” thotë ai.

“Megjithëse shumica e hulumtimeve nuk janë përfundimtare, unë përkrah idenë se banjat me akull kanë një sërë përfitimesh në trupin e njeriut.”

Pesë përfitime të mundshme të banjave të akullit

1. Lehtëson dhimbjen e muskujve të lënduar

Sipas Gardner, përfitimi më i madh i banjave të akullit është që ato e bëjnë trupin të ndihet mirë.

“Pas një stërvitjeje intensive, zhytja në të ftohtë mund të lehtësojë muskujt e lënduar dhe të djegur”, shpjegon ai.

2. Ndihmon sistemin tuaj nervor qendror

Gardner thotë se një banjë me akull mund të ndihmojë gjithashtu sistemin tuaj nervor qendror duke ndihmuar në gjumë, dhe si pasojë, duke ju bërë të ndiheni më mirë nga të paturit më pak lodhje.

3. Kufizon përgjigjet inflamatore

Teoria është se ulja e temperaturës lokale pas një stërvitjeje ndihmon në kufizimin e përgjigjes inflamatore, duke ulur sasinë e inflamacionit dhe duke ju ndihmuar të rikuperoheni më shpejt.

4. Ul efektin e nxehtësisë dhe lagështisë

Praktikimi i një banje akulli mund të zvogëlojë efektin e nxehtësisë dhe lagështisë. Kjo bën që të ulet pak temperatura e trupit dhe përmirëson në përgjithësi, performancat fizike, si stërvitja, vrapi etj.

5. Trajnon nervin tuaj vagus

“Një nga përfitimet kryesore të një banjë akulli”, thotë specialisti i çertifikuar i peshave, Aurimas Juodka, “është aftësia për të stërvitur nervin tuaj vagus”.

Nervi vagus është i lidhur me sistemin nervor parasimpatik dhe trajnimi i tij mund t’ju ndihmojë të përballeni me situata stresuese në mënyrë më adekuate.

Rreziqet dhe efektet anësore të banjës me akull

Efekti anësor më i dukshëm i një banjë akulli është të ndjeheni shumë të ftohtë kur zhytni trupin tuaj në ujë të ftohtë. Por përtej këtij efekti anësor sipërfaqësor, ka disa rreziqe të tjera për t’u marrë parasysh.

“Rreziku kryesor i një banjë akulli vlen për njerëzit që kanë një sëmundje kardiovaskulare ose presion të lartë të gjakut para-ekzistues”, shpjegon Gardner.

Një rrezik tjetër që mund të ndodhë është hipotermia, veçanërisht nëse jeni zhytur në banjën e akullit për shumë kohë.

Njerëzit me diabet tip 1 dhe tip 2 gjithashtu duhet të jenë të kujdesshëm me banjot e akullit.

Shumë të famshëm, e praktikojnë idenë e Banjos së Akullit, edhe si një formë qetësimi përpara/pas shfaqjeve si dhe për gjithë benefitet e lartpërmendura.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat