Nga ethet te diarreja, studimi tregon radhën e shfaqjes së simptomave të Covid

Shëndetësia

Nga ethet te diarreja, studimi tregon radhën e shfaqjes së simptomave të Covid

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:35
Ilustrim

Studime të reja dhe ndihmuese për mjekët dhe njerëzit vijnë nga Universitet i Kalifornisë Jugore.

Pedagogët atje shprehen se kanë zbuluar një tendencë të shfaqjes së simptomave të koronavirusit.

Sipas studimit të botuar në revistën mjekësore Frontier Public Health, rradhitja e zakonshme e simptomave është si më poshtë:

Ethet

Kollitja

Dhimbjet muskulore

Marrje mendje dhe/ose të vjella

Diarre

Tre simptomat e para – shprehen ekspertët- nuk kanë pse të shfaqen sipas radhës, por edhe në të njëjtën kohë, të pasuara nga marrja e mendjes apo të vjellat, e në fund diarreja.

Jo të gjithë pacientët kanë përjetuar të njëjtin grup simptomash. Por gjetjet e reja ndihmojnë të theksohet se si COVID-19 ndryshon nga sëmundjet e tjera tashmë të njohura.

Megjithëse ethet dhe kolla janë të lidhura edhe me një numër sëmundjesh të tjera, siç është gripi, studimi thekson se periudha kohore në të cilën shfaqen këto simptoma dhe më vonë simptomat gastrointestinale e ndajnë koronavirusin e ri.

Studimi shqyrtoi simptomat e më shumë se 55,000 personave të infektuar të konfirmuar, të dhëna këto të grumbulluara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ato janë krahasuar me rastet e gripit dhe sëmundjeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat