Shkencëtarët krijojnë një mikro-robot që në të ardhmen mund të shkatërrojë qelizat kancerogjene brenda trupit

Shëndetësia

Shkencëtarët krijojnë një mikro-robot që në të ardhmen mund të shkatërrojë qelizat kancerogjene brenda trupit

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 00:40
Shkencëtarët krijojnë një mikro-robot

Shkencëtarët në Universitetin Cornell kanë krijuar një mikro-robot i cili ‘ecë’ duke përdorur katër këmbë, dhe mund të shihet vetëm me mikroskop.

Sipas BBC, studiuesit për më pak se një javë mund të krijojnë një tufë prej një milion robotësh.

Këmbët e tyre mund të lëvizin në mënyrë të ‘pavarur’ duke përdorur dritën laser.

Itai Cohen dhe Paul McEuen shpresojnë se këta mikro-robota të shërbejnë në të ardhmen edhe në terapi mjekësore.

Ata janë mjaft të vegjël për t’u injektuar në trup dhe që mund të projektohen për të shkatërruar qelizat kancerogjene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat