Në Ditën Botërore të të Moshuarëve, mos harroni vetëm një gjë

Shëndetësia

Në Ditën Botërore të të Moshuarëve, mos harroni vetëm një gjë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 19:12
Ilustrim

Shpeshherë nuk u kushtojmë rëndësi ditëve botërore që festohen herë pas here. Ndoshta ngaqë disa gjëra i marrim si të mirëqena në jetë, ose në rastin më të mirw, u kushtojmë të njëjtën rëndësi çdo ditë dhe jo vetëm një ditë të caktuar.

1 tetori u është kushtuar të moshuarve, gjyshërve dhe gjysheve që me aq shumë dashuri presin nipërit e mbesat të vijnë në jetë. Atyre, që edhe sikur për një ditë të vetme janë kujdesur për gjënë më të shtrenjtë që u kanë dhuruar fëmijët.

Ka raste që për të mirën tonë bëhen të bezdisur apo të lodhshëm. Ka raste që anulojmë vizitën për tek ata për diçka tjetër më “urgjente”. Ka edhe raste që harrojmë se sa shumë nevojë kanë për një përqafim të ngrohtë. Për një fjalë të ëmbël. Për fjalët që vetë ata na kanë mësuar, që kur na mbanin në krahë.

Nuk do t’i dëgjosh asnjëherë të ankohen, zakonisht mundohen të jenë të fortë e të mos bien në sy. Edhe nëse ankohen, ajo që duan të të përcjellin në fund është mesazhi që në jetë duhe të jesh i fortë dhe plot durim. Duan të na shikojnë të lumtur, siç nuk kanë qenë vete kur kanë qenë të rinj. Kjo është edhe arsyeja që investojnë për të ardhmen tonë. 

Dhe si shkëmbim e dini çfarë duan? Asgjë më shumë se një përqafim plot dashuri. Dhe fjalët që mbajnë barrën e kujtimeve, çasteve dhe ndjenjave. “Të kam shumë xhan!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat