Ky studim tregon një fakt të ri interesant për ndërhyrjet plastike në hundë

Shëndetësia

Ky studim tregon një fakt të ri interesant për ndërhyrjet plastike në hundë

Më: 8 tetor 2020 Në ora: 19:10
Ilustrim

Operacionet plastike janë gjithnjë në rritje vitet e fundit. Njerëzit ndahen në grupe pro dhe kundër këtyre operacioneve që mund të sjellin ndryshime në jetën e dikujt. Pas leximit të këtij studimi ndoshta do të ndryshojnë mendjen dhe ata që janë kundër.

Të dukesh më i ri se mosha e vërtetë është më e lehtë se kurrë pas një procedure plastike. Studiuesit e UCLA (University of California), kanë botuar në revistën Aesthetic Surgery Journal, një studim, sipas të cilit rinoplastika është një mënyrë për t'i bërë gratë të duken deri në tre vite më të reja.

Studiuesit e kryen vëzhgimin duke përdorur fotot para dhe pas të 100 grave gjithsej, nga mosha 16 deri në 72 vjeç. Të gjitha këto gra i ishin nënshtruar ndërhyrjes plastike për rimodelimin e hundës.

Rinoplastika është njohur gjerësisht si një procedurë zbukurimi, por jo si efektive kundër plakjes. Për ata që nuk e kanë ende të qartë, rinoplastika konsiston në ndryshimin strukturor të kockës në hundë, nëpërmjet teknikës së hapur ose të mbyllur, kur pacienti është nën efektin e anastezisë.

Pas studimit disa rezultate ishin të habitshme. Disa gra, të cilat ishin mbi 40 vjeç, u vlerësuan se dukeshin shtatë vite më të reja pas rinoplastikës. Dashur pa dashur hunda është tipari më i spikatur. Edhe kur humbasim apo shtojmë peshë, hunda është një tipar që mund të ndryshojë.

Por mos harroni dhe thënien se vetëbesimi nis nga pranimi i hundës suaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat