​Cila është lidhja e baktereve në sistemin tretës me gjendjen mendore dhe fizike?

Shëndetësia

​Cila është lidhja e baktereve në sistemin tretës me gjendjen mendore dhe fizike?

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Lidhja e baktereve me sistemin tretës, sipas shkencëtarëve, mund të jenë vendimtare në gjendjen tonë shëndetësore.

Shumë studime moderne kanë treguar se ndjenjat e depresionit, ankthit, madje edhe mungesa e përqendrimit mund të shkaktohet nga flora e dëmtuar e zorrëve.

Sot, studimi i lidhjes midis baktereve që jetojnë në sistemin tonë të tretjes dhe trurit ka përparuar aq shumë sa që një degë e re e veçantë e shkencës, e quajtur neurogastroenterologji, i është kushtuar kësaj zone. Ideatori i saj, shkencëtari i njohur Michael Gershon, madje pretendon se kemi një tjetër tru në stomak!

A e dini se njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar gjithashtu kanë ndryshime të papritura të humorit? Apo që antibiotikët që prishin ekosistemin mikrobiologjik të zorrëve tona mund të lënë pasoja neuropsikiatrike? Kjo pasi zorrët përbëhen nga më shumë se 100 milionë qeliza nervore, të njëjtat që gjenden në trurin tonë.

Përveç kësaj, 90% e prodhimit të serotoninës zhvillohet në sistemin e tretjes dhe vetëm 10% në tru. Serotonina është një nga kimikatet më të rëndësishme për disponimin e mirë, për këtë arsye në popull quhet hormone hormoni i lumturisë.

Bakteret që ne kemi në sistemin e tretjes ndikojnë pothuajse në të gjitha proceset e tjera në trup. Flora e zorrëve është një nga tri nivelet e mbrojtjes dhe mund të ketë një ndikim thelbësor në sistemin imunitar. Më shumë baktere jetojnë në zorrët tona sesa kemi qeliza në trup, dhe ato marrin pjesë në parandalimin e kushteve dhe sëmundjeve të ndryshme. Në mjekësi, këto baktere quhen edhe mikrobioma, dhe për shkak të rëndësisë së saj të madhe, po bëhen kërkime të reja në mënyrën se si ndikon në trup.

Mënyra moderne e jetës shpesh ka pasoja negative në florën e zorrëve. Dieta e dobët, alkooli, cigarja, ndotja e jashtme dhe zakone të tjera të dëmshme prishin shumë florën e zorrëve. Andaj, shumica e njerëzve në botë sot nuk kanë një thesar të optimizuar të shëndetit në aparatin tretës, i cili në fund të fundit ka një ndikim shumë negativ në shëndetin fizik dhe mendor.

Ekzistojnë dy mënyra në të cilat flora e zorrëve mund të sillet në ekuilibër - përmes përgatitjeve natyrore dhe shtesave dietike.

Ushqimet më të popullarizuara për pasurinë e supozuar të baktereve të mira janë produktet e qumështit të fermentuar, si kosi dhe kefiri.

Parabiotikët dhe probiotikët e mjaftueshëm duhet të merren për të sjellë ekuilibrin e florës së zorrëve. Parabiotikët janë ushqim për bakteret e mira, dhe i lejojnë ato të rriten dhe të zhvillohen. Ato janë një parakusht për të ‘rritur’ bakteret cilësore në zorrën tonë. Ushqimet e njohura për pasurinë e tyre në prebiotikë përfshijnë presh, kërpudha, tërshërë, perime jeshile, banane, bajame, shparguj, hudhër dhe drithëra.

Mjalti është një ushqim i pasur me parabiotikë ashtu edhe me probiotikë. Kohët e fundit, një zonë e pasur dhe e larmishme e baktereve të dobishme është zbuluar në zorrët e bletëve të mjaltit. U gjet një koleksion prej 50 specieve të panjohura për ne nga gjinitë Lactobacillus dhe Bifidobacterium.

Duke konsumuar mjaltë ne mund të ndikojmë në mënyrë të konsiderueshme makrobiotikët e zorrëve dhe është një nga mënyrat për t'u rilidhur me florën antike simbioze, e cila në botën tonë moderne, pothuajse është çrrënjosur nga ushqimi dhe si i tillë trajton në mënyrë efektive shumë çrregullime të tretjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat