Mos u shqetësoni nga shenjat më poshtë: Thjesht periodat janë rrugës

Shëndetësia

Mos u shqetësoni nga shenjat më poshtë: Thjesht periodat janë rrugës

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Luhatjet e humorit, irritimi, aknet, dëshira për të ngrënë çokollatë, fryrja, nevoja për të parë filma romantikë njëri pas tjetrit. Këto janë shenjat e sindromës para menstruale. Sa më pranë ciklit, aq më keq do ndiheni. Derisa boom, do përgjakeni dhe do ndiheni më mirë.

Nëse deri më sot gjithçka që ju paralajmëronte ardhjen e periodave ishin dhimbjet e barkut, fryrja dhe luhatjet e humorit, na lejoni t’ju tregojmë disa shenja të tjera. Nëse i ndjeni, urime, nuk jeni shtatzënë pa dijeninë tuaj!

1. Po bën vrapin tënd të përhershëm dhe ngelesh pa frymë në gjysmë të rrugës.

Fajin e kanë hormonet. Kjo ndodh fare pak përpara se të vinë periodat.

2. Thithkat janë të forta dhe duhet të vishni reçipeta 24/7.

Gjoksi bëhet i fortë, i madh, i ngritur dhe i ndjeshëm. Në pamje të parë duket perfekt, por sa keq që nuk zgjat shumë.

3. Krejt papritur ndiheni sikur do hiqni dorë nga një huq i keq.

Konsumatoret femra të duhanit ka më shumë gjasa të heqin dorë para ardhjes së periodave.

4. Nuk e merrni dot veten nga "dita e këmbëve"

Keni një të nxirë që nuk shërohet apo nuk po merrni dot veten nga dhimbja e muskujve? Fajin e kanë periodat. Gratë shërohen më ngadalë nga nga dëmtimet e muskujve javën para periodave.

5. Ju hahet mish.

Edhe nëse nuk ju pëlqen shumë të hani mish, dëshira për të ngrënë mish të kuq mund të jetë një nga shenjat paralajmëruese që do t’ju vinë periodat shumë shpejt.

6. Fiksoheni me peshoren.

Ndiheni të fryra dhe të shëndosha, por disa gra nuk e lenë me kaq. Përa ardhjes së periodave mund të fiksohen me kilet e tepërta, peshoren dhe imazhin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat