A do të jenë maskat normalitet edhe pasi të përfundoj pandemia?

Shëndetësia

A do të jenë maskat normalitet edhe pasi të përfundoj pandemia?

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 15:02
foto ilustrim

Disa specialist mendojnë se po.

Në një pjesë të botës vërja e maskës është “opsionale”, por në shumicën e shteteve aziatike dalja në vende publike pa maskë do ju vë në një pozitë të papëlqyeshme sepse shumica e njerëzve do ju japin shikime jomiqësore.

Shumë njerëz janë akoma skeptik për efektivitetin e maskës edhe pse zyrtarët mjekësorë vazhdimisht përpiqen t’i bindin. Disa e shohin sikur cenim i të drejtave të lirisë.

Por pjesa tjetër që ndihen më të kërcënuar nga virusi vazhdimisht përpiqen të kujdesen për veten,

Dr. Tom Frieden u shpreh: “Unë mendoj se shumë njerëz kanë nevojë të edukohen rreth maskave. Për një të periudhë të pa caktuar, maskat do të jenë normaliteti ynë, dhe përshëndetjet dorë më dorë do të jenë diçka që duhet të shmangim”.

“Edhe pas përfundimit të pandemisë popullata do të vazhdojë të vë maska kur nuk ndihen mirë, ose gjatë viruseve sezonale”-tha ai.

Në vendet aziatike që nga shpërthimi i SARS në vitin 2003, është bërë pjesë e kulturës të mbani maskë kur kanë virus ose ftohje. Në rrethanat me Covid-19, shpesh ndodhë që personat që përdorin transport publik të “poshtërohen” nga qytetarët e tjerë për mos-mbajtje të maskës.

Kjo kulturë e re, mund të shpëtoj jetë jo vetëm nga Covid-19, sepse ka shumë persona me sëmundje kronike që mund të vdesin edhe nga një grip ose virus sezonal.

Specialistët besojnë se këto rrethana të palakmueshme do të lënë pas një vetëdije më të shëndoshë tek i gjithë njerëzimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat