Si të përgatisni një krem ushqyes dimëror për duart?

Shëndetësia

Si të përgatisni një krem ushqyes dimëror për duart?

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 06:45
Ilustrim

Jo vetëm i ftohti dhe ndryshimet e temperaturave; edhe përdorimi i larësve dhe detergjentëve agresivë në këtë periudh të vështirë, i bën duart tona të thata e të plasaritura. Në këto kushte, është e rëndësishme t’i mbrosh ato me formula ushqyese të përshtatshme. Këtu kemi një mënyrë se si mund të përgatisim në kushte shtëpie një krem për duart që i mbron nga i ftohti dhe veprimi i kimikateve.

Duhen:

170 gr gjalpë karitè(shea butter)

15 gr gjalpë kakao

¾ filxhani vaj bajamesh

1 lugë gjelle niseshte misri

Disa pika vaj esencial sipas dëshirës

Disa kuba akulli

Përgatitja:

Zgjidhni një enë të cilën mund ta fusni në mikrovalë dhe shtoni aty gjalpin e karitè dhe kakaos.

Ndizni mikrovalën në nxehtësi mesatare për 30 sekonda duke e përsëritur operacionin disa herë nëse përbërërsit nuk janë shkrirë mirë.

Përziejeni masën me kujdes sa herë që e fusni në mikrovalë.

Shtoni përbërjen në një enë të thellë dhe më pas shtoni kubet e akullit: ftohtësia lejon përbërjen të jetë me e qëndrueshme gjatë punimit.

Me anë të një mikseri në shpejtësi minimale fruloni gjithçka duke shtuar edhe vajin esencial të preferuar.

Lëreni masën të ftohet dhe më pas transferojeni në një vazo me kapak.

Ruajeni kremin në një vazo qelqi të mbyllur mirë larg nxehtësisë dhe dritës së drejtpërdrejtë të diellit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat