Pse shfaqet vija e zezë në barkun e një gruaje shtatzënë? Flasin ekspertët dhe i japin përgjigje pyetjes që i mundon të gjitha femrat

Shëndetësia

Pse shfaqet vija e zezë në barkun e një gruaje shtatzënë? Flasin ekspertët dhe i japin përgjigje pyetjes që i mundon të gjitha femrat

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 22:37
foto ilustrim

Gjatë shtatzënisë ndryshimet që pëson trupi i femrës janë të shumta. Mirëpo njëra prej tyre që në jo pak raste i shqetëson ato dhe në të njëjtën kohë i bën kurioze është shfaqja e një vije vertikale në barkun e tyre.

Zakonisht fillon në pjesën e poshtme të barkut dhe vazhdon nëpër kërthizë, duke arritur disa herë lartësinë e gjoksit.

Pse dhe kur shfaqet?

Vija e errët shfaqet gjatë tremujorit të dytë dhe veçanërisht në tremujorin e tretë të shtatzënisë, ndërsa mund të qëndrojë atje për disa muaj pas lindjes.

Sipas shkencëtarëve, kjo linjë shkaktohet nga hormonet e shtatzënisë të cilat janë gjithashtu përgjegjëse për ngjyrën e errët që thithat po marrin ngadalë. Këto hormone stimulojnë qelizat prodhuese të melaninës, kështu që gratë më të errëta e tregojnë këtë vijë më intensivisht.

Mirëpo ato nuk duhet të shqetësohen fare, pasi pas ardhjes në jetë të bebit, kjo vijë zhduket vet gradualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat