Mënyra se si natyra mund ta përmirësoj shëndetin tuaj

Shëndetësia

Mënyra se si natyra mund ta përmirësoj shëndetin tuaj

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:12
Foto Ilustrim

Një grup i organizatave të specializuara mbi natyrën, ambientin dhe shëndetin mendor, e kanë lansuar një fushatë këtë javë e cila synon t’i ndihmojë njerëzit të lidhen me natyrën dhe t’ua përmirësoj shëndetin mendor, gjatë kësaj periudhe të vetizolimit.

Qëllimi i fushatës “#VitaminN” është i thjeshtë: Një dozë ditore e natyrës mund të na ndihmojë të ballafaqohemi me stresin si dhe na motivon për një disponim më të mirë. Kjo është shumë e rëndësishme në këtë kohë të vetizolimit kur shëndeti ynë mendor mund të përkeqësohet.

Një numër i madh i studimeve shkencore tregojnë se kontakti me natyrën mund ta përmirësoj dukshëm shëndetin dhe mirëqenien tonë, veçanërisht na ndihmon ta rimarrim veten nga stresi dhe lodhja ditore.

Image

Ndalimi aktual i lëvizjes së lirë nënkupton se nuk është e lehtë t’i vizitojmë parqet tona të preferuara, por ka mënyra të tjera se si mund të kemi kontakt me natyrën nga siguria e shtëpisë sonë. Thjeshtë, dëgjimi i cicërimave të zogjve nga ballkoni apo shikimi i një druri të gjelbëruar nga dritarja, mund t’i ndihmojë njerëzit të ndihen më të lumtur dhe më të relaksuar.

Ja pesë mënyrat më efektive se si natyra mund t’ua përmirësoj shëndetin mendor:

Mënyra si mendojmë

Natyra me shumë lehtësi mund të na e aktivizoj vëmendjen, përmes pamjeve dhe tingujve magjepsës. Mundohuni t’i vëreni këto pamje dhe tinguj të cilët na ndihmojnë t’i rimarrim burimet njohëse të cilët na dhurojnë energji dhe na inspirojnë gjatë ditës.

Mënyra si ndjehemi

Natyra mund të na bëjë të ndihemi më të lumtur dhe më të relaksuar, veçanërisht kur është e bukur dhe e qetë. Ajo mund të na ndihmojë të gjenerojmë ndjenja pozitive dhe na jep hapësirë të meditojmë. Veprat e thjeshta të bimëve të lulëzuara apo vështrimi i drurëve tanë të preferuar mund të jenë qetësuese dhe terapeutike për ne.

Trupi ynë

Natyra mund t’i zvogëloj shenjat e stresit fiziologjik, i rregullon të rrahurat e zemrës, rigjeneron lëkurën, stabilizon qarkullimin e gjakut si dhe na ofron hapësirë për të ushtruar dhe për t’i lëvizur trupat tanë. Aktivitetet e tilla fizike kontribuojnë në shëndetin tonë.

Shqisat e ndryshme

Ne mund të kemi kontakt me natyrën jo vetëm përmes shikimit por edhe përmes dëgjimit, prekjes dhe nuhatjes. Shfrytëzimi i shqisave tona të ndryshme kur kemi kontakt me natyrën mund të ketë ndikim pozitiv fiziologjik dhe efekt të mirë mendorë. Provoni t’i prekni gjethet e bimëve, çmojeni aromën e luleve dhe dëgjoni cicërimat e zogjve çdo mëngjes nga dritarja juaj.

Kutjimet

Ne shpesh i lidhin kujtimet e mira të së kaluarës dhe veçanërisht kujtimet e fëmijërisë, me argëtimin në natyrë. Kujtimet duke luajtur me shoqëri dhe familje në kopsht, hera e parë që kemi rënë në kontakt me ndonjë aspekt të caktuar të natyrës në ndonjë udhëtim me shkollë, apo kampimi gjatë pushimeve, mund të zgjojnë kujtime të lumtura si dhe na inspirojnë për të krijuar kujtime të reja të ngjashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat