Shkaktarët që na sjellin deri te depresioni gjatë dimrit

Shëndetësia

Shkaktarët që na sjellin deri te depresioni gjatë dimrit

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:54
Foto Ilustrim

Një numër i madh i njerëzve kalojnë nëpër një gjendje humori jo të mirë gjatë muajve të ftohtë të dimrit, e kjo di të bëhet edhe shumë serioze. Madje me raste, shumë njerëz kalojnë në një gjendje tjetër gjatë kësaj periudhe, si ajo e depresionit.

Pothuajse gjysma e popullsisë së botës vuajë nga ky problem dhe shumë nuk e kuptojnë se është moti ai që ndikon në disponimin e tyre

Depresioni dimëror, i njohur zakonisht si çrregullim afektiv sezonal, është lloji i depresionit që më së shpeshti shfaqet gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit, kur ka më pak ditë me diell.

Çrregullimi afektiv sezonal është i shoqëruar me çekuilibër biokimik në tru.

Simptomat e zakonshme përfshijnë lodhjen, pavarësisht nga numri i orëve të gjumit dhe shtimi i peshës për shkak të konsumit të tepërt të ushqimit, por ka edhe shumë simptoma të tjera.

Një nga mënyrat më të thjeshta për ta mposhtur çrregullimin sezonal është duke u vetë aktivizuar, edhe kur moti është i ftohët dhe ditët e errëta.

Depresioni dimëror fillon të largohet me ardhjen e pranverës por edhe me zgjatjen e ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat