4 shenjat paralajmëruese të sulmeve të zemrës që duhet t’i dini

Shëndetësia

4 shenjat paralajmëruese të sulmeve të zemrës që duhet t’i dini

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 16:22

Sëmundjet e zemrës janë një ndër shkaqet kryesore të vdekjes në Shtetet e Bashkuara.

Sipas CDC-së, 1 në çdo 5 vdekje të gjinisë femërore janë të lidhura me problemet në zemër shkruan Healthline.

Një sondazh i publikuar muaj më parë në revistën Circulation nga Shoqata Amerikane e Zemrës, zbuloi se pavarësisht rrezikut, shumë gra nuk janë në dijeni për sulmet e zemrës.

Nga sondazhi i cili u realizua nga viti 2009-2019, ndërgjegjësimi për sëmundjet e zemrës u ul nga 65% në 44%.

Kjo rënie e ndërgjegjësimit u vu re tek të gjitha grupmoshat, me përjashtim të grupmoshës 65 -vjeçare.

Kur gratë përjetojnë sulme në zemër, ato kalojnë në simptoma të ngjashme sikurse burrat.

Disa nga këto simptoma paralajmëruese janë:

-Dhimbje në shpinë, stomak

-Dhimbje në gjoks,

-Të vjella,

-Gulçim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat