Provoni këto metoda natyrale për ta trajtuar kollën e thatë

Shëndetësia

Provoni këto metoda natyrale për ta trajtuar kollën e thatë

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 17:06
foto ilustrim

Çdo sezon dimri ne shpenzojmë para dhe mundim për të gjetur medikamentet e duhura për ta trajtuar kollën e shkaktuar nga të ftohtit.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, shumë pak prej këtyre shurupeve, që i blejmë në barnatore kanë efekte dhe agjentë natyralë, të cilët do ta trajtonin kollën në mënyrë efikase. Në fakt, në bazë të studimeve, shumë prej këtyre shurupeve në vend të efekteve të tyre pozitive përmbajnë disa aditivë, që mund ta përkeqësojnë kollën.

Gjërat që nuk i keni ditur për kollën

Në të vërtetë kolla është një metodë terapeutike. Kur kolliteni, trupi juaj tenton ta nxjerrë dhe ta eliminoj mukusin dhe materialet e huaja nga mushkëritë dhe nga rrugët e frymëmarrjes. Kolla është një simptomë dhe jo sëmundje, dhe gjetja e shkakut është e domosdoshme për të gjetur trajtimin e duhur.

Ekzistojnë dy lloje të kollës, ajo e thatë dhe kolla me sekrecion. Kolla me sekrecion prodhon mukus, prandaj nuk duhet ta shtypni këtë lloj kolle, sepse me anë të saj trupi tenton ta nxjerrë mukusin jashtë. Kjo lloj e kollës shkaktohet nga sëmundjet kronike të mushkërive, nga duhanpirja dhe infeksionet e mushkërive.

Kolla e thatë shfaqet në rastet e gripit dhe ftohjes së rëndomtë, nga bronhitisi, alergjitë apo astma.

Të dy llojet e kollës mund t’i trajtoni duke i praktikuar disa metoda natyrale. Disa nga këto metoda janë:

Konsumoni shumë lëngje– duke u kollitur ju humbni sasi të madhe të ujit nga trupi juaj, prandaj mbajeni vetën të hidratuar duke pirë lëngje vazhdimisht.

Përdorni një lagështues– kjo metodë është shumë efektive dhe nuk e lejon kanalet e hundës dhe fytit të thahen.

Përgatitni një lëng me xhenxhefil, limon dhe piper të zi– mjalti e zbutë irritimin e fytit, xhenxhefili i lufton inflamacionin dhe limoni ka vitaminë C.

Shplani gojën me ujë të xhenxhefilit– xhenxhefili ka veti shëruese për fytin e thatë. Ziejeni atë dhe ujin përdoreni për ta shpërlarë gojën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat