Pse duhet të bëni kujdes më sasinë e vitaminës D që i jepni foshnjës?

Shëndetësia

Pse duhet të bëni kujdes më sasinë e vitaminës D që i jepni foshnjës?

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Foshnjat që marrin më pak vitaminë D gjatë vitit të parë kanë më shumë të ngjarë të kenë probleme me peshën e tepërt kur të rriten.

Studimet e fundit tregojnë se foshnjat që kanë mungesë të vitaminës D, duke u rritur do të kenë probleme me mbipeshën, shkruan “DailyMail”.

Studimet e Universitetit të Miçigan kanë gjetur se foshnjat me nivele të ulëta të vitaminës D kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë sindromën metabolike, sëmundjet e sheqerit, dhjamë të tepërt në bel, nivele të këqija të yndyrës në gjak gjatë adoleshencës etj.

Problemet që shfaqen në moshë të mesme te personat që nuk kanë konsumuar mjaftueshëm vitaminë D gjatë foshnjërisë janë sëmundjet e zemrës, sulmi në tru dhe diabeti i tipit 2.

Studimi nuk e erdhi në përfundim se a do të shmangte komplet rrezikun konsumimi i vitaminës D, por është mjaftueshëm edhe nëse vetëm e ulë rrezikun.

Një studim tjetër ka treguar se personat që konsumojnë vitaminën D në nivele më të larta janë më të mbrojtur nga Covid-19.

Fëmijët mbi peshë, thuajse gjithmonë bëhen të rritur mbipeshë, por pesha bëhet vetëm më ekstreme.

Mënyra më e mirë për të konsumuar vitaminën D është përmes diellit, por fatkeqësisht foshnjat e kanë më të vështirë të kalojnë shumë kohë në diell, sepse lëkura e tyre e ndejshme veçse do të dëmtohet nga dielli më shumë se sa do t’i jap vitaminë.

Vitamina D gjendet në sasi të mëdha në qumështin e gjirit, por meqë disa nëna nuk mund t’i ushqejnë foshnjat e tyre vetëm me qumësht gjiri, sugjerohet që të iu jepet foshnjave qumësht i pasuruar me vitaminë D.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat