Shkencëtarët thonë se nuk është e domosdoshme që antibiotikët të përdoren për një kohë të gjatë

Shëndetësia

Shkencëtarët thonë se nuk është e domosdoshme që antibiotikët të përdoren për një kohë të gjatë

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 11:48
Foto Ilustrim

Jo rrallë herë mjekët kanë rekomanduar, që trajtimi me antibiotikë të jetë i rregullt dhe të mos ndërpritet në asnjë mënyrë, për shkak të zhvillimit të rezistencës bakterore, shkruan Dailymail.

Ky koncept ka origjinë që nga përdorimi i antibiotikëve të parë, përkatësisht penicilinës, ku pacienti i parë i trajtuar me të ishte këshilluar që të përdor ata për një kohë të gjatë, në mënyrë që infeksioni të mos rikthehet.

Mirëpo, në bazë të studimit të fundit e vërteta është krejt e kundërt. Sipas shkencëtarëve, sa më shumë që të zgjatet trajtimi me antibiotikë, aq më shumë rriten gjasat e krijimit të rezistencës bakteriale.

Për t’i mbijetuar një antibiotiku, bakteret përdorin një mori strategjish duke sekretuar kimikale, që i shkatërrojnë antibiotikët. Për më tepër, ato i “trajnojnë” bakteret e tjera fqinje për t’u bërë rezistente ndaj tyre.

Për këtë arsye, shkencëtarët thonë se përdorimi i antibiotikëve është i dëmshëm, për shkak se krijon rezistencë dhe përgjigje inflamatore. Për parandalimin e këtyre problemeve, rekomandimet e reja thonë se antibiotikët duhet të përdoren për kohë sa më të shkurtër, derisa ato janë të nevojshme.

Tani ekzistojnë disa udhëzime nga zyrtarë mjekësorë në lidhje me kohëzgjatjen e trajtimit me antibiotikë. Kështu, sinusiti kërkon trajtim me antibiotikë pesë deri në shtatë ditë, infeksionet e lëkurës pesë ditë, ndërsa për fëmijët trajtimi i infeksionit të veshëve duhet të bëhet jo më shumë se për tri ditë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat