Kosi ndihmon në luftimin e diabetit

Shëndetësia

Kosi ndihmon në luftimin e diabetit

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Sipas raportimeve të fundit, rastet me diabet dhe hipertension janë në rritje.

Në bazë të informacioneve, ekspertët thonë se ekzistojnë më shumë se 34 milionë persona, të cilët vuajnë nga diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut. Si shkak i kësaj, ata janë duke hulumtuar metoda dhe trajtime të reja, të cilat do t’i parandalonin këto sëmundje.

Studimet e shumta tregojnë se konsumimi i ushqimeve të duhura mund ta parandalojë ose ta trajtojë diabetin dhe sëmundjet e tjera metabolike.

Kështu, siç transmeton Koha Jonë, një studim i fundit ka përdorur informacione të 150.000 persona dhe kanë ardhur në përfundim se konsumimi i lartë i produkteve të bulmetit lidhet me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjes së diabetit dhe hipertensionit.

Ky studim ka përfshirë informacione nga 147.812 njerëz nga 21 vende të ndryshme të Azisë, Afrikës, Amerikës Jugore dhe Evropës. Hulumtuesit kishin studiuar ushqimet, që këta persona kanë konsumuar më së shumti.

Në bazë të këtij hulumtimi, është vërejtur se personat, të cilët kishin konsumuar produkte të qumështit si djathë, kos, qumësht dhe produkte të tjera të bulmetit ishin më pak të prekur nga sëmundja e diabetit dhe hipertensionit.

Si përfundim, konsumimi i së paku dy vakteve me produkte të bulmetit në javë zvogëlon rrezikun e prekjes nga diabeti dhe tensioni i lartë për 24%.

Gjithsesi, shkencëtarët tregojnë se konsumimi i tepërt i këtyre produkteve mund të ketë edhe ndikim negativ në shëndetin e njeriut.

Këto studime janë publikuar në revistën “Diabetes Research and Care”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat