Gabimi i rrezikshëm që prindërit bëjnë me karrocat e fëmijëve

Shëndetësia

Gabimi i rrezikshëm që prindërit bëjnë me karrocat e fëmijëve

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Hedhja e një mbulese mbi karrocën e fëmijëve kur dilni me më të vegjlit tuaj mund të duket si një mënyrë e mirë për ta mbajtur atë freskët dhe të mbrojtur nga dielli në një ditë të nxehtë vere.

Por, disa prindër në të vërtetë po i bëjnë gjërat më keq, thotë Svante Norgren, një pediatre në Spitalin e fëmijëve Astrid Lindgren në Stokholm.

Norgren i tha një gazete lokale se edhe një batanije e hollë sipër karrocës mund t’i bëjë kushte brenda një karroceje të nxehta dhe të rrezikshme.

“Ajo mbledh jashtëzakonisht të nxehtë poshtë në karrocë, diçka si një termos” tha Norgren për gazetën suedeze Svenska Dagbladet.

Gazeta provoi teorinë e Norgren dhe zbuloi se pas 90 minutash, një karrocë e zbuluar arriti tempreraturën deri në 22 gradë, ndërsa një karrocë me një mbulesë të hollë arriti 34 gradë në vetëm 30 minuta.

Pas një ore në diell, temperatua arriti në 37 Gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat