Shkaqet dhe sëmundjet që shkaktojnë urinim të shpeshtë

Shëndetësia

Shkaqet dhe sëmundjet që shkaktojnë urinim të shpeshtë

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 15:24
Foto Ilustrim

Urinimi i shpeshtë është një problem që prek të gjitha moshat, nga fëmijët e vegjel e deri tek të rriturit. Urinimi i shpeshtë zakonisht shkaktohet nga sëmundje që prektin traktin urinar. Trakti urinar përfshin veshkat, ureterët (tubat që lidhin veshkat me fshikëzën), fshikëzën dhe kanalin përmes së cilit urina rrjedh nga fshikëza jashtë trupit (uretrës).

Ja disa nga faktorët më të shpeshtë që ndikojnë në urinimin e shpeshtë:

– infeksioni, dëmtimi ose acarimi i fshikëzës

– ndryshimet në muskujt, nervat ose indet e tjera që ndikojnë në funkdionin e fshikëzës

– trajtimet e ndryshme të kancerit

– ilaçe që rrisin prodhimin e urinës

Në varësi të asajt që po ju shkakton urinim të shpeshtë, ju mund të përjetoni edhe probleme të tjera urinare të tilla si:

– dhimbje ose parehati gjatë urinimit

– vështirësi në urinim

– humbja e kontrollit të fshikëzës urinare

– ngjyra e pazakontë e urinës

Ja disa nga sëmundjet specifike ose shkaqet e tjera që çojnë në urinim të shpeshtë:

– prolapsi anterior

– çrregullimet e ankthit

– hiperplazia beninje e prostatës

– gurët në fshikëz

– ndryshimi në funksionin e veshkave

– diabeti

– diuretikët

– konsumimi i tepërt i lëngjeve

– cistiti interstinal ( e njohur ndryshe si sindroma e dhimbshme e fshikëzës)

– infeksioni i veshkave  (pielonefriti)

– Fshikëza uraktive

– Shtatzënia

– prostatita

Trajtimi i rrezatimit që prek legenin ose pjesën e poshtme të barkut

– Striktimi i uretrës (ngushtimi i uretrës)

– Inkontinenca e urinës

– Infeksioni i traktit urinar (UTI)

– vaginiti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat