Dikush është infektuar me COVID-19? Si ta ndihmoni me 4 hapa

Shëndetësia

Dikush është infektuar me COVID-19? Si ta ndihmoni me 4 hapa

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Për të dhënë ndihmën tuaj, ndiqni katër këshilla bazë:

1. Kontrolloni: Nëse dikush nuk është në gjendje t’ju takojë ballë për ballë (për shkak të sëmundjes), telefonojini, merrni në video-telefonatë ose filloni biseda në grup. Bëjani të ditur që jeni të gatshëm të flisni dhe t’i dëgjoni.

2. Dëgjoni dhe reflektoni: Nëse dikush flet me ju për shqetësime të ndryshme në këtë situatë pandemie, mbani mend se nuk keni nevojë të bëni ndonjë gjë të jashtëzakonshme ose të ofroni këshilla. Shpesh vetëm të dëgjuarit vlen. Tregoni se e merrni seriozisht shqetësimin e tyre dhe ndihmojini që ta menaxhojnë.

3. Bëni pyetje: Pyetini vazhdimisht nëse vini re se nuk po ju tregojnë gjithë çfarë po përjetojnë. Të pyeturit, me interes, mund ta bëjë dikë që të tregojë shqetësimet.

4. Shmangni alarmin: Përpiquni që të mos diskutoni ngjarje tronditëse, si vdekjet, pasi shkaktojnë ankth te të infektuarit me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat