Ekspertët: Një mutacion i ri i Covid-19 kërcënon njerëzimin, ja nga vjen

Shëndetësia

Ekspertët: Një mutacion i ri i Covid-19 kërcënon njerëzimin, ja nga vjen

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Koronavirusi ka pësuar mutacion të ri që origjinën mund ta ketë nga kafshët e tjera, të tilla si minjtë, nuselalat, minjtë e shtëpisë, etj ka paralajmëruar një ekspert.

Virusi mund të “kthehet përsëri në vitet e ardhshme në popullatën njerëzore”, tha Sir Jeremy Farrar, drejtor i Wellcome Trust.

Komentet e tij erdhën mes paralajmërimeve të reja për evolucionin e virusit tek vizonët.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se mund të ndodhë transmetimi i virusit nga vizonat te njeriu.

Dhe përhapja e vazhdueshme e koronavirusit (Sars-CoV-2) në fermat e vizonëve mund të shkaktojë përfundimisht forma të tjera mutacioni, ose variante, “shqetësuese” për virusin.

Një vlerësim i mëtejshëm është i nevojshëm për të vlerësuar nëse virusi i ndryshuar mund të pengojë efektivitetin e vaksinave, thuhet në një raport të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.-raporton CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat