Ndërtohet në laborator organi gjenital i femrave.

Shëndetësia

Ndërtohet në laborator organi gjenital i femrave.

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 15:07
Foto Ilustrim

Revista e famshme Lancet njofton se është ndërtuar në laborator organi i parë gjenital i femrave, vagina. Sipas kësaj reviste  ky konsiderohet një revolucion në mjekësi. Shkenctarët kanë arritur ta krijojnë organin pas një pune disa vjeçare. Tek katër vajza të cilat kishin lindur me deformime janë vendosur 4 vaginat e para.  

“Kjo është një arritje shumë e madhe në mjëkësinë rigjeneruese. Testimet e para sipas shkencëtareve jane kryer tek vajzat mes moshës 13 dhe 18 vjeç të cilat kishin lindur me deformime të rralla gjenetike të prekura nga sindromi, Rokitansky”, njofton revista Lancet.
Ky sindrom nuk lejon që mitra dhe vagina të zhvillohen ose mungojnë fare.

Ekspertët thonë se pas 8 vjetësh organet kishin një funksion krejt normal. Këto vajza tashmë mund të kryejnë marrdhënie seksuale dhe të lindin fëmijë njësoj si gjithë femrat e tjera.
Organet janë krijuar nga qelizat gjenitale të jashtme të secilit pacient. Qelizat janë rritur në një strukturë në formën e vaginës e përbërë nga materiale biodegradable
Testet e mëvonshme treguan se kufiri mes vaginës natyrore dhe asaj sintetike i rritur në laborator ishte i padallueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat