Obeziteti mund të rrezikojë shfaqjen e osteoporozës

Shëndetësia

Obeziteti mund të rrezikojë shfaqjen e osteoporozës

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 16:23
Foto Ilustrim

Studiuesit amerikanë kanë zbuluar që disa njerëz të cilët janë mbipeshë kanë dhjamë të fshehur brenda kockave që i bën ato më të dobet dhe më të rrezikuar ndaj frakturave..

Ekipi mjekësore i shkollës së  Harvardit në Boston bëri skanime të trupit në 106 burra dhe femra që ishin të shendetshëm por obezë.

Skanimi zbuloi që disa njerëz kanë dhjamë në vende të fshehura si në veshka, muskuj , në palcën e kokës si dhe gjithashtu në bark, ije ose kofsha.

Dr Miriam Bredella e cila vazhdoi studimet thotë se njerëzit të cilët e kanë trupin në formë molle, pra që e kane pjesën më të madhe të peshës përreth belit janë më të rrezikuarit.

Palca e kockës është pjesa ku ndodhen qelizat përgjegjëse për formimin e kockës që quhen qeliza osteoblast.

Dr Bredella arsyeton se nëse kjo pjesë e palcës së kockës zihet nga qelizat e dhjamit kjo do të dëmtojë kockën. “Nëse ke një kockë të mbushur me dhjamë ajo nuk do të jetë aq e fortë. Dikur mendohej se obeziteti të mbronte nga humbja e kockës por është zbuluar që kjo nuk është e vërtetë”-thotë ajo.

Duke qënë se asnjë nga ne nuk mund të zgjedhë se ku të shtojë peshë, e vetmja mundësi është që të qëndrojmë të dobët.

Pothuajse 3 milionë njerëz në Britani rezultojnë të kene osteoporozis.Dhjamë në palcën e kockës është gjetur në nivele më të larta se normalja tek persona që vuajnë nga osteoporoza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat