Thonjtë e këmbës tregojnë shumë për shëndetin tonë; Ja si shpjegohet zverdhja,vijëzimi, zbardhje etj

Shëndetësia

Thonjtë e këmbës tregojnë shumë për shëndetin tonë; Ja si shpjegohet zverdhja,vijëzimi, zbardhje etj

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 14:33
Foto Ilustrim

Janë aq të nënvlerësuara sa thuajse harrohen. Thonjtë e këmbës lihen pas dore dhe vuajnë në heshtje sepse as të ashtuquajturit ekspertë nuk dinë t’u japin shpjegim.
Mirëpo, pikërisht ata mund të na tregojnë për gjendjen shëndetësore. Një ndryshim I pamjes së tyre, në shumicën e rasteve, fsheh një patologji që mund të shfaqet shumë më vonë. Mësoni të njihni sinjalet dhe të merrni masat paraprakisht!

1. Zverdhja e thonjëve të këmbës
Kjo mund të shkaktohet nga përdorimi I manikyrëve të skaduar por mudn të jetë edhe shenjë e problemeve kardiake të aparatit të frymëmarrjes apo të sistemit linfatik. Të tjera forma të zverdhjes mund të fshehin forma të diabetit

2. Thonj të petëzuar
Kjo gjë u ndodh përgjithësisht njerëzve në moshë dhe mund të bëhet fjalë për përdorimin e shapkave o këpucëve të gabuara. Nga ana tjetër mund të jetë edhe shenjë e qarkullimit të keq të gjakut.

3. Thonj të vijëzuar
Në këtë rast problemi mund të jetë i veshkave apo nivelit të ulët të hekurit. Nëse vizat janë vertikale, problemi është i lidhur me ekzemat.

4. Zbardhja e thonjve
Është shenjë anemie, por mund të jetë edhe sinjali i një problemi kardiak.

5. Thonjtë që këputen
Nëse thonjtë e këmbëve këputen do të thotë që e keni tepruar me përdorimin e barnave ose keni probleme me tiroidet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat