Coronavirusi ka vënë në hije luftën kundër tuberkulozit: “Ende përdoren metodat e vjetruara të shërimit”

Shëndetësia

Coronavirusi ka vënë në hije luftën kundër tuberkulozit: “Ende përdoren metodat e vjetruara të shërimit”

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 08:50
Foto Ilustrim

Botës po i ik rasti që të ndalë “tragjedinë bashkëkohore” të cilën po e shkakton sëmundja më vrasëse ngjitëse – tuberkulozi, paralajmërojnë ekspertët dhe theksojnë që për shkak të coronavirusit ka shpërthyer pandemia “e vjetër” botërore. 

Lufta kundër tuberkulozit, sëmundje e frymëmarrjes, që mund të parandalohet dhe trajtohet, por ende vret më shumë se 1.4 milionë njerëz në vit, kronikisht nuk financohet mjaftueshëm, duke çuar në vonesa të diagnozave dhe ilaçeve ose duke mos arritur te miliona njerëz fare.

– Tuberkulozi ende është sëmundja infektive më vrasëse, ndonëse mund të parandalohet dhe të shërohet. Për të qenë gjërat edhe më keq, shumica e shteteve ende po i përdor mënyrat e vjetruara të shërimit – ka thënë drejtoresha e Shoqatës ndërkombëtare të Partneritetit për parandalimin e Tuberkulozit (STBP), Lucica Ditiu.

– Mundemi edhe më mirë. Çdo ditë 4.000 njerëz vdesin nga tuberkulozi. Kjo është tragjedi moderne – ka shtuar Maxime Lunga nga SPTB-ja në Kongo.

Vaksina

Në botë vitin e kaluar 10 milionë njerëz janë infektuar me tuberkuloz, vlerëson Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO).

Dy të tretat e rasteve të tilla janë nga tetë shtete: India, Indonezia, Kina, Pakistani, Filipinet, Nigeria, Bangladeshi dhe Afrika e Jugut.

Disa ditë pasi që Pfizer dhe Moderna publikuan rezultatet e shkëlqyeshme për vaksinat e tyre kundër coronavirusit janë në fazën e tretë të hulumtimit.

Ditiu thekson ekzistencën e një pabarazie të madhe në financimin dhe organizimin e hulumtimit të tuberkulozit. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat