Kafeja, pse e duam kaq shumë?

Shëndetësia

Kafeja, pse e duam kaq shumë?

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 10:53
Ilustrim

Ani pse kafeja nuk është pija më e shëndetshme njerëzit e konsumojnë atë tej mase. Ndonëse shumë dashurojnë përfitimet e kafesë, mund të mos jetë pija më e shëndetshme.

Shumica e njerëzve e pinë të paktën një filxhan kafe në ditë, kryesisht si fuqi stimulus, i cili vepron direkt në sistemin nervor, duke na bërë të ndihemi më të fokusuar dhe të vëmendshëm.

Por, ky përfitim zbehet kur i dimë disa efekte jo të mira të saj.

Kafeina si substanca përgjegjëse për efektet e kafesë, konsumohet, ai vjen i shoqëruar me disa efekte anësore.

Lehtë mund të bëheni të varur nga kafeja.  Hulumtimet konfirmojnë që ata prej nesh që janë të varur prej kafeinës, natyrshëm kanë më pak katekolamine, kemikate që gjenden në tru, të cilat ndihmojnë në energji dhe vëmendje përgjatë ditës.

Në momentin kur ne pimë gllënjkën e parë të kafesë, kafeina shpejt lëvizë nëpër rrjedhën e gjakut dhe shkrep lëshimin e katekolamineve, adrenalinës, dhe noradrenalinës.

Njëkohësisht, kafeina në kafe ndrydh apetitin, çka pengon mundësin e trupit për të prodhuar më shumë neurotransmiterë.

Ju pas disa orëve do të ndjeni lodhjen përsëri, sepse sepse nivelet e adrenalinës dhe dopaminës që janë përgjegjëse për dhënien e energjisë dhe përmirësimin e disponimit tonë fillojnë të bien.

Përveç këtyre simptomave, kafeina mund të qëndrojë në trupin tuaj për disa orë dhe madje të pengojë  gjumin tuaj, varësisht nga koha kur është konsumuar.

Konsumi i kafesë gjithashtu mund të ndikojë në nivelet e kortizolit dhe të dëmtojë thithjen e disa mineraleve, siç është hekuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat