Vaj i mëlçisë së peshkaqenit, disa nga përbërësit më të çuditshëm të vaksinave

Shëndetësia

Vaj i mëlçisë së peshkaqenit, disa nga përbërësit më të çuditshëm të vaksinave

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 23:28
Foto Ilustrim

Në vitin 1925, Gaston Ramon bëri një eksperiment që u përshkrua nga të gjithë si mjaft interesant.

Disa vite më parë, veterineri francez po testonte tek kuajt një vaksinë kundër sëmundjes së difterisë, kur bëri një zbulim aksidental pasi pa se disa kafshë reaguan duke zhvilluar plagë në vendin e injektimit. Kjo e bëri atë të mendoj se çfarë mund t’i shtohej një vaksine për ta bërë atë më efektive.

Më vonë, Ramon së bashku me vaksinën e difterisë pacientëve të tij u injektoi edhe tapioka, nisheste, agar dhe lecitinë, një ekstrakt që zakonisht gjendet në çokollatë.

Eksperimentet e tij patën mjaft sukses, pasi që kafshët kishin filluar të prodhojnë më shumë antitrupa se të tjeret, çka sugjeronte se ato mbrohen edhe më mirë nga sëmundja. Kështu, lindi fusha e “adjuvants”, e cila do të thotë si ndihmës të vaksinave.

Ndihmësit e vaksinave janë substanca të ndryshme, të cilat shtohen për t’i dhënë vaksinës efekt më të madh. Një nga këta ndihmës është pikërisht alumini,  i cili gjendet tek vaksinat kundër difterisë, tetanozit, hepatit, meningjitit dhe vaksinave të tjera.

Ndihmës të tjerë janë edhe skualeni, që është një substancë vajore që gjendet tek mëlçia e peshkaqenit, apo ekstrakte nga lëvorja e pemës killaja, që përdoret tradicionalisht për të prodhuar sapun.

Të gjithë këta aditivë, janë pjesë të shumë vaksinave duke përfshirë edhe vaksinën kundër gripit sezonal, dhe sipas informacioneve po testohen aktualisht edhe për përdorim në vaksinat kundër COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat