Brufen, zgjidhja kundër dhimbjes së kokës migrenës dhe jo vetëm

Shëndetësia

Brufen, zgjidhja kundër dhimbjes së kokës migrenës dhe jo vetëm

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Dhimbja e kokës mund të prekë praktikisht çdo njeri në një moment të caktuar të jetës. Në shumicën e rasteve dhimbja e kokës e ka një shkak të qartë dhe të kuptueshëm siç është dehidrimi, sindromi premenstrual, mungesa e gjumit, ose një gjendje virale apo gripale.

Një dhimbje koke e thjeshtë mund të jetë relativisht e lehtë dhe kalon vetvetiu, por dhimbja që shkakton migrena e bllokon pacientin dhe e detyron të qëndrojë shtrirë në errësirë për disa orë.

Simptomat e migrenës variojnë nga personi në person dhe nga lloji i migrenës, por simptomat më të shpeshta që shoqërojnë dhimbjen e kokës zakonisht janë nauzea, të vjellat, ndjeshmëri e shtuar ndaj dritës, apo ndaj aromave, dhe çrregullime të shikimit.

Brufen®400 mg tableta ose Brufen® Effect 400 mg granula mund të ofrojë një ndihmë të shpejtë në lehtësimin e dhimbjes së kokës dhe migrenës.

Ju mund ta gjeni lehtësisht Brufen® në farmaci kudo në Shqipëri. Brufen® mund të përdoret për trajtimin afatshkurtër simptomatik të: Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore Temperaturës së lartë.

Dhimbja e shpinës përbën një shqetësim të shpeshtë në shoqëritë moderne. Dhimbja e mesit ka disa shkaqe, duke filluar nga probleme kongenitale të kolonës, dëmtime të disqeve vertebrale, apo nga dëmtime të tjera që vijnë si pasojë e ngritjes së peshave, ose mbi ngarkesa në punë. Vlerësohet se rreth 80% e popullatës do të vuajë nga dhimbje të pjesës së sipërme, të mesme, ose të poshtme të kolonës dikur gjatë jetës, pra konsiderohet një problem i zakonshëm. Dhimbja e mesit mund të jetë e vazhdueshme dhe iu vështirëson çdo lëvizje që tentoni të kryeni. Përdorimi i barnave anti inflamatorë analgjezikë siç është Brufen® (ibuprofen) është një mënyrë e lehtë dhe e sigurt për të lehtësuar dhimbjet deri në shërimin e tyre.

Brufen®400 mg tableta ose Brufen® Effect 400 mg granula mund të përdoret për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:

Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore Temperaturës së lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat