Vaksina e ‘Pfizer-BioNtech’/ Ja 8 gjërat që nuk i dimë për këtë mjekim

Shëndetësia

Vaksina e ‘Pfizer-BioNtech’/ Ja 8 gjërat që nuk i dimë për këtë mjekim

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Sa më shumë që dalin informacione dhe të dhëna mbi prodhimin e njërës apo tjetrës vaksinë, bota aq më e padurueshme bëhet përball faktit se kur do të nisë përdorimi dhe bërja masive e mjekimit paraprak që do të na “shpëtojë” nga COVID.

Me kalimin e ditëve, u shfaqën disa informacione të rëndësishme mbi vaksinën kandidate anti-Covid, të zhvilluar nga kompanitë “Pfizer” dhe “Biotech”

Ne kemi nisur të kuptojmë se si funksionon teknologjia MARN, mbi të cilën ajo bazohet, cilat kushte duhet të ruhen, dhe çfarë domethënie ka mbi pandeminë, nëse të dhënat premtuese mbi efektivitetin e saj provohen të jenë të besueshme

Image

Por në mungesë të botimeve shkencore, për t’i mbështetur këto pretendime, ka ende shumë pika që mbeten për t’u sqaruar.

Vaksina redukton vetëm simptomat, apo ul edhe transmetimin e virusit?

Nuk është ende e qartë se çfarë i referohet “efikasiteti 90 për qind” i deklaruar nga prodhuesit. A është vaksina shumë efektive në reduktimin e simptomave të sëmundjes, apo eliminon edhe transmetimin viral? Në rastin e dytë, do të lehtësonte një pjesë të rëndësishme të shqetësimit.

Por koronavirusi SARS-CoV-2 do të vazhdonte të qarkullonte në heshtje, përmes rasteve pozitiveve asimptomatikë. Ndaj duhet të vazhdojë vigjilenca nga më të rrezikuarit që nuk mund të vaksinohen, dhe që për shkak të disa moshës dhe kushteve shëndetësore, mund të preken ende nga sëmundja në një formë serioze, transmeton lajmi.net.

Çfarë ndodhi me pjesëmarrësit në teste që u sëmurën?

Siç ishte planifikuar, Pfizer e lëshoi ​​deklaratën e saj, pasi 94 pjesëmarrësit e parë në studim (përfshirë më shumë se 43.000 njerëz të vaksinuar dhe grupe kontrolli) u prekën nga Covid. Ne nuk dimë praktikisht asgjë mbi këto raste pozitive.

Nëse efektiviteti i vaksinës është 90 për qind ose më shumë, mund të supozojmë se ato i përkisnin grupit që mori placebo-n, por deri në çfarë mase saktësisht? A kanë përjetuar disa simptoma të rënda? Pra, a mund të shpresojmë që vaksina të zvogëlojë shumë rrezikun e vdekjes nga Covid-19? A kishin këta njerëz faktorë të veçantë rreziku, që e favorizonin virusin?

A varet nga mosha efektiviteti i kësaj vaksine?

Ne e dimë që testimet përfshinë edhe fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit deri në 85 vjeç. Por nuk janë bërë publike të dhëna mbi efektet e vaksinës, në lidhje me moshën e vullnetarëve

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat