Perioda të rënda dhe të gjata? 10 arsye të mundshme, që s’duhen injoruar

Shëndetësia

Perioda të rënda dhe të gjata? 10 arsye të mundshme, që s’duhen injoruar

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Gjakderdhja e madhe menstruale mund të bëjë që ju të ndryshoni tamponin më shpesh dhe të ndiheni gjithnjë në siklet, por “periodat e rënda” nuk janë shqetësuese vetëm për këtë

Pse s’duhet ta injoroni këtë shqetësim:

Në disa raste, ato çojnë në anemi, një sasi jo normale e ulët e qelizave të gjakut. Anemia mund t’ju bëjë të ndiheni të dobëta, të keni marramendje dhe marrje fryme.

Ka shumë shkaqe të gjakderdhjes së madhe menstruale. Gjetja e shkakut të saktë mund t’ju ndihmojë ju dhe mjekun tuaj të përcaktoni një trajtim dhe të lehtësoni për muajt në vijim.

10 prej arsyeve të mundshme, pse ju mund të përjetoni “perioda të rënda” përfshijnë:

1 – Endometrioza

Endometrioza është kur indi endometrial, ose rreshtimi i mitrës, rritet jashtë mitrës. Ajo bashkohet me organet e tjera dhe strukturat riprodhuese, të tilla si vezoret dhe tubat fallopiane. Së bashku me gjakderdhjen e rëndë, endometrioza mund të shkaktojë infertilitet, dhimbje gjatë seksit dhe dhimbje në bark ose në pjesën e poshtme të shpinës. Endometrioza është e zakonshme dhe zakonisht prek gratë midis moshës 25 dhe 40 vjeç.

2 – IUDs

Pajisjet intrauterine (IUD – Intrauterine devices) janë pajisje të vogla, në formë T-je, të futura në mitër për të parandaluar shtatzëninë. Disa spirale kanë hormone, dhe disa jo. Pajisjet jo-hormonale ndonjëherë mund të shkaktojnë perioda më të rënda, si dhe ngërçe, gjakderdhje më të gjatë ose të parregullt dhe dhimbje gjatë seksit. Nëse përjetoni ndonjë nga këto me IUD, flisni me mjekun tuaj për opsione të tjera të kontrollit të shtatzënisë.

3 – Fibroidet e mitrës

Fibroidet (miomat) e mitrës janë rritje jo kanceroze në indet muskulore të mitrës. Ato mund të rriten nga brenda ose nga jashtë mitrës. Janë më të zakonshme për gratë në të 30-at.

4 – Polipet e mitrës

Polipet e mitrës janë rritje në formë topi në endometrium. Janë shpesh beninje, por ndonjëherë janë kancerogjene ose para-kanceroze. Simptoma të tjera të polipeve të mitrës janë gjakderdhja midis periodave dhe perioda të parregullta. Ato bëhen më të zakonshme kur i afroheni menopauzës.

5 – Mosbalancimi i hormoneve

Një çekuilibër i hormoneve mund të bëjë që “reshtimi” i mitrës të rritet dhe të jetë shumë i trashë. Kjo mund të çojë në gjakderdhje të rëndë menstruale. Mosbalancimi i hormoneve që shkakton gjakderdhje të rëndë është më i zakonshëm kur vajzat janë në ciklet e para dhe kur gratë i afrohen menopauzës.

6 – Abort ose shtatzëni ektopike

Nëse keni perioda të vona dhe të rënda, kjo mund të jetë si pasojë e një aborti spontan ose një shtatzënie ektopike. Shtatzënia ektopike ndodh kur një vezë e fekonduar implantohet jashtë mitrës. Shtatzënia ektopike dhe aborti mund të shkaktojnë dhimbje barku në pjesën e poshtme të barkut, përveç gjakderdhjes së rëndë.

7 – Çrregullimet e gjakderdhjes

Çrregullimet e gjakderdhjes që mund të shkaktojnë perioda të rënda përfshijnë sëmundjen “von Willebrand”, hemofilinë etj. Ato mund të vijnë edhe pas një dëmtimi, operacioni ose pas lindjes së fëmijës.

8 – Adenomioza

Adenomioza është një gjendje në të cilën endometriumi (rreshtimi i mitrës) rritet në indet muskulore të mitrës. Përveç gjakderdhjes së rëndë, simptoma të tjera përfshijnë ngërçe dhe dhimbje gjatë seksit.

9 – Kanceri riprodhues

Kanceret riprodhuese përfshijnë kancerin e mitrës, qafës së mitrës, endometrit dhe vaginës. Për fat të mirë, kanceri është një shkak më pak i zakonshëm i gjakderdhjes së rëndë gjatë periodave.

10 – Ilaçe të caktuara

Ndonjëherë, ilaçe të caktuara, veçanërisht ato që hollojnë gjakun, mund të shkaktojnë gjakderdhje të rëndë menstruale. Për lehtësimin e dhimbjeve gjatë ciklit, zgjidhni lehtësues të dhimbjeve pa recetë. Nëse përjetoni perioda të rënda, pasi keni filluar një mjekim të ri, bisedoni me mjekun tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat