Çfarë ndodh nëse cikli menstrual zgjat më shumë se 6 ditë

Shëndetësia

Çfarë ndodh nëse cikli menstrual zgjat më shumë se 6 ditë

Më: 3 janar 2021 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Hormonet, gjendja shëndetësore, faktorët e brendshëm e të jashtëm ndikojnë në ciklin menstrual të një gruaje duke shkaktuar jo pak probleme ! Me këto të fundit kuptojmë “gjakderdhje të rëndë”, “cikël menstrual i tejzgjatur” “perioda shumë të lehta” “cikël i çrregullt” etj.

Dr. Alyssa Dweck, një gjinekologe me bazë në Nju Jork, pohon se një cikël i shëndetshëm menstrual zgjat nga 21 ditë deri në 35 ditë me gjakderdhje dy deri në shtatë ditë.

Por çfarë ndodh nëse cikli juaj i rregullt menstrual pëson luhatje dhe kur vërtetë një grua duhet të shqetësohet?

Sa normale është të të vonohet cikli?

Amenorreja e mesme është një gjendje në të cilën një femër që ka pasur perioda të rregullta ndalon së paturi ato për të paktën 3 mauj. Por para se të prisni tre muaj për të parë nëse ky problem klasifikohet si amenorre, duhet të siguroheni që nuk është një shtatzëni.

Sindromi i ovareve policistite

Dr. Dweck pohon se sindroma ovarian polycystic (ose PCOS) është një ndër shkaqet më të zakonshme të perioda të çrregullta !. Ky problem karakterizohet nga një çekuilibër hormonal dhe nivele të larta të testosteronit duke shkakton anomali të menstruacioneve si cikle të gjata dhe mungesë ovulacioni.

Zakonisht gratë kanë shumë simptoma, por një nga simptomat treguese të PCOS është gjakderdhja e parregullt, ose periodat një herë në 3 4 muaj. Simptoma të tjera përfshijnë aknet, rritja e qimeve në vende të pazakonta vështirësi në humbjen e peshës pavarësisht dietës dhe stërvitjes etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat