Stresi te fëmijët si pasojë e Covid 19, program i ri informimi për tejkalimin e situatës

Shëndetësia

Stresi te fëmijët si pasojë e Covid 19, program i ri informimi për tejkalimin e situatës

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Situata pandemike ka ndryshuar shumë në rutinën e përditshme  të fëmijëve. Shumë gjëra për ta nuk janë më njësoj, duke nisur nga koha e qëndrimit në shkollë, organizimi i mësimit, si dhe marrëdhënia ndërmjet fëmijëve të ndikuar nga masat anti covid, që zbatohen në institucionet arsimore. E gjithë kjo situatë ka nxitur  fillimisht frikë dhe më pas  stres tek nxënësit e shkollave.

Frika nga ndonjë infektim i mundshëm ka bërë që nxënësit e shkollave  të qëndrojnë për një kohë të caktuar larg shokëve që e kanë kaluar virusin, veprim ky i nxitur ndonjëherë pa dashur edhe nga prindërit të cilët kërkojnë vazhdimisht nga fëmijët që të mbrohen.

Psikologët sqarojnë se ky stres i përcjell tek fëmijët si pasojë e situatës pandemike që po kalojmë po tejkalohet nëpërmjet një programi të planifikuar nga institucionet arsimore.

Të gjendur përballë një situate të papërjetuar më parë Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për fëmijët Unicef po ndërmarrin një fushatë gjithëpërfshirëse për informimin e popullatës se si do të kujdesen dhe mbrojnë fëmijët.

Aktivitetet do të përfshijnë edhe vizita në shkolla, nga personazhe me influencë, të cilët në mënyrë informuese, ndërgjegjësuese por edhe zbavitëse do t’ju përgjigjen pyetjeve të fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat