Gënjeshtrat që nuk duhet t’ia thuash kurrë mjekut

Shëndetësia

Gënjeshtrat që nuk duhet t’ia thuash kurrë mjekut

Më: 17 mars 2021 Në ora: 06:44
Ilustrim

Përballja me doktorin dashje pa dashje mund të ngjallë frikë. Nuk është çështje uniforme, por me prospektin e të pasurit një sëmundje a një problem shëndetësor. Kjo frikë, më pas, e shtyn njeriun të gënjejë thuajse në mënyrë të pafajshme për simptomat e problemit që ka.

Mjeku, zakonisht, bën pyetje të thjeshta në lidhje me stilin e jetesës. Ai mund të pyesë për përdorimin e lëngjeve të gazuara, alkolit apo edhe duhanit. Kur vjen puna tek ky i fundit, njerëzit kanë tendencën të gënjejnë duke i pranuar doktorit një numër më të ulët cigaresh se e vërteta.

Më poshtë do të gjeni listën e gënjeshtrave që nuk duhet t’ia thoni kurrë mjekut në të mirë të shëndetit tuaj.

Mos gënje për historikun e ndërhyrjeve kirurgjikale

Nëse në të shkuarën keni pasur një ndërhyrje kirurgjikale sado të parëndësishme, duhet t’ia pranoni mjekut.

Arsyeja është e thjeshtë.

Nëse keni probleme me stomakun, ama në të shkuarën keni hequr apendisitin, atëherë ju jeni automatikisht më të rrezikuar. Historiku i ndërhyrjeve mund të nxjerrë në pah komplikacione që mund t’ju kanosen siç është anestezia.

Nga ana tjetër, ju nuk duhet të gënjeni as për moshën dhe historikun e familjes. Ato janë faktorë të rëndësishëm në përcaktimin e nevojës për një kolonoskopi, vaksinë gripi e të tjerë.

Mos gënje për jetën seksuale

Idea e të folurit me mjekun për jetën seksuale tingëllon e frikshme, megjithatë ajo është plotëisht e nevojshme. Stili i jetesës mund të rrisë rrezikun e shumë sëmundjeve, jo vetëm ato që transmetohen seksualisht, por edhe ato të rrezikshmet siç është kanceri.

Mos gënje për medikamentet

Mjekut duhet t’i thuash të vërtetën për çdo medikament, antibiotic, vitamina e suplemente që keni konsumuar, përfshirë këtu edhe dozat. E vërteta në këtë rast mund të shmangë komplikacione të panevojshme e t’ju shpëtojë jetën.

Mos gënje për aktivitetin fizik

Një nga pyetjet që bëjnë mjekët ka të bëjë me aktivitetin fizik. Ka njerëz që gënjejnë natyrshëm mjekun dhe veten kur pretendojnë se kryejnë aktivitet fizik kur në të vërtetë qëndrojnë shtrirë shumicën e kohës. Njerëzit që nuk kryejnë aktivitet fizik janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Mos kini frikë, mjeku nuk do ju paragjykojë.

Mos gënjeni për simptomat

Nëse vuani shpesh nga dhimbje stomaku apo koke, duhet t’i tregoni mjekut. Një informacion i tillë do ta ndihmojë atë që të bëjë një diagnostikim më të mirë të problemit që mund të keni.

Mos gënje për higjenën e gojës

Në rastin e dentistit, gënjeshtra i ka këmbët shumë të shkurtra, ose dhëmbët të palara. Dentistit nuk është nevoja t’i gënjeni për larjen e dhëmbëve. Ai do ta dallojë atë menjëherë. Kini parasysh që shëndeti i gojës ka ndikim të fortë në shumë aspekte të shëndetit të organizmit.

Nëse nuk e kupton mjekun, thuaja!

Është e vërtetë që mjekët shpesh flasin me terma të pakuptueshëm shkencorë për popullatën e gjërë. Nëse ju nuk e kuptoni gjuhën e tij gjatë diagnostikimit, mos tundni kokën kot por thuajani doktorit në sy që nuk po e kuptoni.

Mos harroni, e vërteta është e shëndetshme dhe jetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat