Lindja cezariane, këto janë pasojat për beben në të ardhmen

Shëndetësia

Lindja cezariane, këto janë pasojat për beben në të ardhmen

Më: 11 prill 2021 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Një studimi ri pretendon që foshnjat e lindura me operacion cezarian mund të zhvillojnë autizmin dhe çrregullim në hiperaktivitet dhe mungesë të vetëdijes.

Fëmijët e lindur nga operacioni cezarian kanë më shumë gjasa të zhvillojnë autizmin si dhe ADHD (çrregullim i hiperaktivitetit dhe mungesë e vëmendjes).

Hulumtuesit kanë gjetur se foshnjat të lindura me operacion kanë 33% më shumë gjasa të zhvillojnë autizmin dhe 17 të marrin çrregullim në hiperaktivitet, raporton “Daily Mail”.

Por shkencëtarët janë në një mosmarrëveshje në çështjen se qëndron ky fakt si i vërtet, apo nëse të dy janë pasoja më të thella. Në raportin kanë sugjeruar që mos ekspozimi ndaj bakterieve në kanalin vaginal osepërjetimi i stresit gjatë lindjes normale mund të ndikoj në zhvillimin e trurit të njeriut.

Ekspertët të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në studim kanë thënë operacionet cezariane janë të nevojitura për shkak të disa faktorëve të cilët mund të lidhen me autizmin.

Ata po ashtu thanë se ekzistojnë ‘prova të mira’ që seksionet C nuk mund të shkaktojnë drejtpërdrejtë autizmin dhe se prindërit nuk duhet të kenë frikë nga procedura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat