Studim\ Të flesh më pak se 6 orë gjumë shkakton dementia

Shëndetësia

Studim\ Të flesh më pak se 6 orë gjumë shkakton dementia

Më: 9 maj 2021 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Dementia është një sëmundje e trurit e cila ka të bëjë më humbjen e kujtesës, gjuhës apo dhe aftësive të tjera të menduarit.

Sipas këtij studimi personat më të rrezikuar janë ata në moshë të mesme.

"Gjumi është i rëndësishëm për funksionin normal të trurit dhe gjithashtu mendohet të jetë i rëndësishëm për pastrimin e proteinave toksike që grumbullohen nga truri", tha Tara Spiers-Jones, e cila është zëvendës drejtore e Qendrës për Zbulimin e Shkencave të Trurit në Universitetin e Edinburg në Skoci.

Po ashtu nga ky studim u zbulua se përpos dementias, një gjumë jo i rehatshëm dhe mund të kontribuojë në akumulimin e proteinave të lidhura me Alzhaimer në tru.

Ajo çfarë duhet të bëni është të kontribuoni më shumë mbi cilësinë e  gjumit mundohuni të flini në  oraret më të zgjatura dhe po ashtu të krijoni një ambient më të këndshëm dhe po ashtu më të rehatshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat